Shëndetësi
E ndjeni nevojën për të urinuar gjatë intimitetit?Ja cfare po ndodh me ju!
Kjo është me të vërtetë ndjenjë e bezdisshme dhe mjaft e zakonshme.
Papritmas e ndjeni nevojën për të urinuar. Jeni duke pasur ndjenja të shkëlqyera gjatë seksit dhe nuk dëshironi të ndaloni dhe të shkoni në tualet – jeni duke u kënaqur me vetveten, nuk dëshironi ta prishni këtë moment. Por, hmm, gjithashtu nuk dëshironi ta urinoni shtratin, transmeton Telegrafi.
Pra ndaleni, shkoni në tualet dhe urinoni. Kur ktheheni merr prapë kohë për t’i rifilluar ato ndjenja të mahnitshme që ishit duke i përjetuar dhe njëkohësisht e fajësoni fshikëzën që po ngatërrohet me kënaqësinë tuaj.
Seksi me penetrim mund të përfundoj duke i bërë presion fshikëz, e cila gjendet menjëherë prapa vagjinës. Nëse fshikëza ka lëngje brenda, atëherë ky presion do t’ju bëj ta ndjeni nevojën për të urinuar.
Doktorët tregojnë se disa pozicione të seksit mund t’i intensifikojnë këto ndjenja, si p.sh. pozita e qenit.
Por, gjërat vetëm sa vijnë e bëhen më konfuze. Ndonjëherë, nevoja për të urinuar gjatë seksit nuk ka të bëjë asgjë me fshikëzën.
Nëse mashkulli është duke e stimuluar siç duhet pikën G saqë vetëm sa nuk jeni duke përjetuar orgazëm, atëherë kjo mund t’ju krijoj ndjenja të nevojës për të urinuar për shkak të lëngjeve që gjenden rreth pikës G, transmeton Telegrafi.
Kjo mund të jetë pak e bezdisshme me të vërtetë, pasi që si mund ta dini nëse vetëm sa s’keni urinuar apo vetëm sa nuk e keni përjetuar orgazmën më të mahnitshme ndonjëherë?
Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë është të urinoni para seksit sepse kësisoj do të relaksoheni dhe kur e keni ndjenjën për të urinuar do ta dini se është ndjenjë e orgazmës.
Dhe, nëse ka pozicione të caktuara që e intensifikojnë këtë nevojë, atëherë vetëm shmangni këto.
Gjithashtu, sigurohuni që të urinoni edhe pas seksit për t’i pastruar kanalet urinare nga çdo lloj i baktereve.