Shëndetësi
Fakte befasuese midis orgazmes se mashkullit dhe te femres
Shumica e njerëzve besojnë që ekzistojnë dallime të mëdha midis orgazmës së femrës dhe asaj të mashkullit.
Mirëpo e vërteta është diçka më ndryshe – dallime pothuajse nuk ka, transmeton Telegrafi.
Me një sërë hulumtimesh është konstatuar që dallime nuk ka, sepse janë reaksione të njëjta fiziologjike edhe te meshkujt edhe te femrat gjatë përjetimit të orgazmës.
Aq më tepër, edhe meshkujt, edhe femrat, e përshkruajnë orgazmën me fjalë të njëjta.
Gjatë kohës së orgazmës edhe te femrat, edhe te meshkujt tajit hormoni oksitocinë, i cili është i njohur si hormon i “dashurisë”.
Të vetmet dallime të cilat ekzistojnë ka të bëjnë me sasinë e lëngjeve trupore të cilat tajisin gjatë përjetimit të orgazmës.
Femra mund të përjetojë orgazma njëra pas tjetrës, ndërsa te meshkujt është ndryshe.
Në të vërtetë, atyre u nevojiten 15-20 minuta që të jenë të gatshëm për aksionin e ri.