Shëndetësi
Çdo i treti person duhet ta ketë këtë! Ja përse ju vjen “ERË E KEQE NGA GOJA” (Video)
Eliminojeni dhe zgjidheni problemin. Vuani nga era e keqe, pa marrë parasysh se sa freskues përdorni?
Për disa njerëz, nuk ekziston mënyra në të cilën do të mund të zgjidhin erën e keqe. Cili është shkaktari?
Shpeshherë janë gurëzit në bajame.
Janë këto pikla të vogla të cilat mund t’i shihni në bajame dhe mund të bëjnë që era e gojës suaj vërtet të jetë e tmerrshme.
Ata gurëz lirojnë gazin i cili ka kundërmim të keq, transmeton Telegrafi.
Gurëzit në bajame janë në të vërtetë vetëm grumbullim i mukozës, baktereve dhe ushqimit të kalcifikuar që grumbullohen në pjesën e pasme të fytit.
Pasi që ai grumbullim të bëhet i fortë, jo vetëm që mund të keni probleme me erën e keqe por edhe mund t’ju shkaktojnë edhe dhembje gjatë përpirjes së ushqimit.
Gurëzit e tillë ndonjëherë munden vetë të “bien” mirëpo shpeshherë kjo mund të zgjidhet me operacion.
Ekziston edhe zgjidhja e tretë, ajo është që vetë ta eliminoni “armikun” tuaj nga goja.