Shëndetësi
Vera e kuqe vret qelizat e kancerit
Tashmë e dimë se pirja e verës së kuqe në mënyrë të moderuar mund të jetë e mirë për shëndetin.
Por, Dr. Michael Nicholl nga Universiteti i Missourit-t në SHBA është duke i çuar përfitimet nga kjo pije një hap para – duke hulumtuar aftësinë e saj për t’i vrarë qelizat e kancerit.
Ai gjeti se përbërësi më i madh në verë – resveratroli – bashkë me rrezatimin mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave të kancerit, transmeton Gazeta Express.
“Kur merret resveratroli, rimëkëmbja e tyre (qelizave të kancerit) normale largohet”, tha ai për The Times.
Kjo në kthim, e lejon rrezatimin që të koncentrojë fuqinë e tij për të hequr sëmundjen nga trupi.
Kështu që, nuk është vetë përbërësi ai që e vret kancerin; është kombinimi i tij me rrezatim që mund të jetë shkatërrues për këto qeliza.
Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi që më shumë hulumtime duhet bërë për t’i mbështetur këto gjetje – por ky hulumtim jep shpresa për një terapi të ardhshme të kancerit.