Connect with us

Krijesat misterioze të detit masakrojnë 16 vjeçarin (Foto)

Shëndetësi

Krijesat misterioze të detit masakrojnë 16 vjeçarin (Foto)

Një 16-vjeçar e ka pësuar keq në një plazh të Melburnit në Australi. Adoleshenti Sam Kanizay u gjakos në këmbë kur po lahej në det. Ai u dërgua në spital për t’i ndalur gjakderdhjen në të dy këmbët.

Mjekët thanë se plagët në këmbë dukeshin si kafshime të vogla. Familja e adoleshentit thotë se ishin krijesa të vogla detare që po i hanin këmbët djalit të tyre. Babai i tij publikoi edhe një video të këtyre krijesave të vogla, të cilat i kapi me rrjetë.

Sikurse duket në foton më poshtë, ato janë krijesa shumë të vogla mishëngrënëse. Adoleshenti Sam po qëndronte për një kohë të gjatë në ujë dhe nuk e kishte kuptuar se krijesat po i kafshonin këmbët, vetëm pasi pa gjakun.

Një profesor i quan këto gjallesa si “morrat e detit”. Duke parë plagët në këmbët e djalit, ai është i bindur se kafshimet janë shkaktuar pikërisht nga “morrat e detit” dhe jo nga krijesa të tjera. Megjithatë, ai thotë se sapo të ndjeni se ju kafshojnë, dilni nga uji dhe nuk do të ketë asnjë pasojë më pas.

Profesori tregon gjithashtu se “morrat e detit” nuk qëndrojnë tufë, por sapo një çift nisi të kafshojë këmbët e tij, të tjerët u tërhoqën nga gjaku. “Ata janë shumë të mirë në gjetjen e ushqimit”, thotë profesori Richard Reina.

Profesori apelon që prania e këtyre gjallesave nuk duhet të alarmojë njerëzit. “Morrat e detit” janë shumë të vogla dhe shkaktojnë vetëm plagë sipërfaqësore. Ato zakonisht hanë kafshë të ngordhura, për shkak se nuk lëvizin. Sam po qëndronte në ujë pa lëvizur, dhe kjo është arsyeja pse këto krijesa u mblodhën duke kafshuar këmbët e tij, shpjegon profesori

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top