Shëndetësi
Përse duhet të pini ujë të kripur?
Përparësitë e ujit me limon apo me uthull të mollës janë të njohura. Në vend të këtyre lëngjeve gjithnjë e më tepër njerëz në kohë të fundit po i kthehen ujit të kripur.
Shpesh dëgjojmë se si kripa e përdorur me sasi të tepruar është e keqe për shëndetin tonë, por rrallë flitet për përparësitë e saj dhe ndikimin pozitiv në organizëm.
Më saktësisht, kombinimi i kripës së pastër të detit dhe ujit si pjesë e ushqimit të rregullt mund të rigjenerojë organizmin tonë duke i falënderuar mineraleve në këtë lëng dhe vlerave të mëdha ushqimore.
Përzieni 3 dcl ujë me një gisht të vogël krip dhe pini gjatë mëngjesit apo gjatë ditës, dhe në vazhdim lexoni se cilat janë përparësitë e ujit të njelmët.
Hidratimi i duhur
Është e njohur se është e mundur që të pihet tepër ujë, dhe në atë rast vjen deri te mungesa e natriumit e cila sjellë deri te hiponatremia (ulja e koncentrimit të natriumit në gjak). Kripa njëkohësisht e ndihmon trupin që të absorbojë ujin dhe të mbajë bilancin e natriumit në organizëm.
Detoksikifikimi
Uji i kripur përmban minerale të cilat ndihmojnë në detoksifikim natyral të trupit dhe qitjen e toksikeve të dëmshme, dhe gjithashtu ka karakteristika antibakteriale, prandaj i largon bakteret nga organizmi.
Tretja
Kripa aktivizon gjëndrat në gojë të cilat më pas lirojnë proteinën e cila ndihmon në shpërbërjen e ushqimit dhe kështu mjaft e lehtësojnë procesin e tretjes. Me këtë lëng ndjenja e fryrjes do të jetë vetëm kujtesë.
Gjumi
Për ata që vuajnë nga pagjumësia, uji i njelmët mund të jetë zgjidhja për këto probleme të pakëndshme. Mineralët natyral në krip e qetësojnë trupin dhe sistemin nervor dhe e zvogëlojnë nivelin e kortizolit në trup, të ashtuquajturit hormon i stresit i cili shpesh nuk na lë të flemë.
Lëkura
Të gjithë ne dëshirojmë që ta kemi lëkurën e shëndosh dhe të bukur, ndërsa për këtë na ndihmojnë mineralet të cilat i gjejmë në krip. Ato i reduktojnë puçrrat, dhe e mbajnë lëkurën të butë dhe të pastër. Shumë njerëz me të parën mund të vërtetojnë se uji i detit ndikon shumë mirë në lëkurë, ndërsa një gotë e ujit të njelmët mund të ndihmojë nga brenda në regjenerimin e lëkurës.