Shëndetësi
Dieta sipas formës së trupit, çfarë ushqimesh duhet të shmangni
Disa gra kanë tendencë për të fituar peshë në barkë, të tjera në kofshë. Ne të gjithë kemi “zonat tona problematike” dhe çështjet e humbjes së peshës që bazohen në llojin tonë të trupit.
Bright Side na tregon se cilat ushqime punojnë më mirë për ju në mënyrë që të mund të humbni peshë dhe të qëndroni të shëndetshëm duke u bazuar tek forma juaj e trupit.
Trupi drejtkëndësh
Kjo formë e trupit karakterizohet nga bel i padefinuar dhe legen të ngushtë.Trupi i juaj është më pak i predispozuar që të fitojë peshë, por gjithsesi nëse keni disa kilogram më shumë atëherë në dietën tuaj duhet të bëni pjesë yndyrnat e shëndetshme si avokado, bajamet, salmonin si dhe proteina e bazuara në bimë.
Mos harroni se pa marrë parasysh se sa e hollë jeni, është ende e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme. Pra sigurohuni që mos hani shumë ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.
Trupi “mollë”
Nëse ky është lloji i trupit tuaj, ju keni shumë mundësi që të shëndosheni në zonën e mesit, Pransaj dieta juaj perfekte është të hahet pak dhe shpesh.
Hani 6 herë në ditë, po mos konsumoni sasi të mëdha. Konsumoni ushqime të pasura me fibra, fruta, perime, vitaminë C. Ju duhet të shmangni pijet e gazuara dhe ushqimet e shpejta.
Trupi “dardhë”
Një trup në formë dardhe karakterizohet nga legen i gjerë dhe bust të hollë. Njerëzit me këtë formë trupi kanë tendencë që të fitojnë peshë tek kofshët.
Në këtë rast dieta juaj duhet të dominohet nga ushqime të tilla si mish, peshk, vezë, produkte qumështi, dhe ushqime me përmbajtje proteine të lartë, shkruan class.
Fruta si shalqiri dhe ananasi janë të shkëlqyera për ju pasi ata pastrojnë trupin tuaj duke hequr toksinat që po ngadalësojnë metabolizmin tuaj. Kombinoji ato me çaj të mirë bimor si çaji jeshil
Shmangni ushqimet me natriumi të lartë. Me fjalë të tjera, zvogëloni sasinë tuaj të kripës dhe gjithashtu shmangni ushqimet e rafinuara si bukë, petë dhe oriz.
Trupi “ora e rërës”
Ky është trupi i dëshiruar për të gjithë femrat, pasi karakterizohet nga beli i hollë, legen dhe bust të gjerë. Një trup i tillë fiton peshë në mënyrë të barabartë, por nuk bën lehtë shumë muskuj.
Ju keni më shumë rrezik për të pasur nivele të larta të sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet të zgjidhni ushqime me një indeks të ulët glicemie dhe hani 5-6 ushqime të vogla në ditë.
Hani më shumë fruta dhe perime të freskëta. Shmangni ushqimet e rafinuara (bukë e bardhë, petë, dhe oriz) dhe mbani mend se mund t’i zëvendësoni me ushqime të plota.