Connect with us

Kjo është mënyra e duhur për të hequr dyllin dhe papastërtitë e tjera nga veshi

Shëndetësi

Kjo është mënyra e duhur për të hequr dyllin dhe papastërtitë e tjera nga veshi

Për shumë njerëz rituali i përditshëm i higjienës personale përfshin larjen e syve, dhëmbëve, pjesëve intime etj, duke harruar pastrimin e një oragni shumë të rëndësishëm siç janë veshët. Disa njerëz i pastrojnë sa herë bëjnë dush, kurse të tjerë i pastrojnë më shpesh pasi i druhen dyllit dhe papastërtive të tjera.
Dylli është një substancë që fromohet në veshin e brendshëm dhe e mbron atë nga bakteret dhe mikro-organizmat e tjerë. Ka të njëjtën konsistencë si xheli dhe përbëhet nga qeliza të vdekura dhe substanca të ndryshme yndyrore. Një ndër mënyrat më praktike për pastrimin e tyre është përdorimi i kunjave të pambukut.

Ajo që nuk dini është se ky lloj pastrimi mund të rezultojë shumë i rrezikshëm për shëndetin, lexoni këtu. Living ka sjellë vazhdimisht për ju zgjidhje për pastrimin e veshëve si për shembull 3 metoda natyrale për pastrimin e veshëve.
Por mesa duket, nuk mjafton me kaq..për këtë arsye ju propozojmë të përdorni metodën e mëposhtme. Ju nevojiten një lugë gjelle kripë e jodizuar dhe një filxhan çaji me ujë distiluar. Hidhni kripën në ujin e distiluar dhe përziejeni derisa të tretet. Më pas zhysni në të një copë pambuku.

Afroni pambukun afër veshit dhe shtrydhni disa pika. Kërceni duke e mbajtur kokën në njërën anë në pozicion që lëngu të penetrojë në kanalin e veshit dhe ta zbusë dyllin. Më pas bëni të njëjtën gjë edhe me veshin tjetër. Dylli dhe papastërtitë e tjera do të shkrihen menjëherë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top