Connect with us

Provojeni dietën me akullore

Shëndetësi

Provojeni dietën me akullore

Nëse ju pëlqen kjo delikatesë e ftohtë, dieta me akullore tingëllon me të vërtetë fenomenale. A jeni duke menduar: “Mund të ha sa të dua akullore dhe të humb në peshë?”

Fatkeqësisht kjo dietë nuk funksionin kështu, por ju lejon të hani sasi të caktuar të akullores në ditë.

Dieta me akullore është dietë prej rreth 1.250 kalorish e cila ju mundëson që çdo ditë të hani akullore, vazhdimisht të humbni në peshë, por duhet të keni kujdes në porcionet e mëdha.

Femrat në dietë mund të hanë një pjatë me akullore në ditë, ndërsa meshkujve u lejohet madje një pjatë e gjysmë.

Po ashtu rekomandohet që të hani akullore me përqindje të ulët të yndyrës e cila ka 125 ose më pak kalori për shujtë, respektivisht në një porcion.

Prandaj është e domosdoshme që të filloni të lexonin etiketat dhe jemi të sigurt që do të jeni mjaft të befasuar se si dallojnë kaloritë në llojet e ndryshme të akullores. Sigurisht që akullorja e shtëpisë është zgjedhja më e mirë.

Shembulli i parë i menysë

Kafjalli: një filxhan me drithëra me një lugë sheqer, një filxhan boronica dhe një filxhan qumësht me yndyrë;

Dreka: Sandviç me një copë bukë integrale, një fletë e sallatës së gjelbër dhe 75 gramë tunë. Sipas dëshirës shtoni edhe copa të domates si dhe borzilok të bluar;

Messhujta: një filxhan qumësht pa yndyrë dhe një pemë;

Darka: një copë e madhe e picës me djathë dhe sallata mikse;

Deserti: Një pjatë akullore.

Shembulli i dytë i menysë

Kafjalli: 75 gr. djathë i ri, 2 tosta prej bukës integrale, 1 portokall, një filxhan çaji;

Dreka: gjoks pule në skarë (150 gr.), një copë buke integrale, sallatë e madhe nga perimet sezonale.

Messhujta: shake nga 2.5 dl kefir të shtëpisë (ose jogurt) dhe gjysmë filxhani mjedra ose dredhëza ose boronica (me një fjalë – fruta mali të cilat i keni);

Darka: 200 gr kërpudha të pjekura në teflon, 25 gr proshutë, një filxhan me perime të përziera të përgatitura në avull (karfiol, karotë, borani e re, bizele…) dhe 1 domate si sallatë;

Deserti: një pjatë akullore

Kështu, do të mund të hani akullore çdo ditë, ndërsa menyja e balancuar mirë do t’ju mundësojë që të mbani nën kontroll kaloritë.

Pjesa e dytë e dietës me akullore përfshin aktivitetin fizik (të paktën 30 minuta shëtitje të shpejtë çdo ditë), edhe pse kjo rekomandohet pavarësisht asaj se cilën dietë e përdorni.

Kur jeni në dietën me akullore, ju këshillojmë që të hani ushqime të ndryshme ushqyese, të cilat janë të pasura me fibrat, së bashku me pemët, perimet dhe gjithsesi me porcionin ditor të akullores.

Mund të hani akullore të llojeve të ndryshme, edhe pse më së miri është që t’u përmbaheni akulloreve të shëndetshme të shtëpisë, tek të cilat edhe mund të kontrolloni sasinë e kalorive kur i bëni.

A është efikase dieta me akullore

Dietën me akullore e kanë provuar shumë njerëz dhe të gjithë pohojnë që kjo dietë kryen punë.

Ende nuk është vërtetuar se sa kilogramë humben tërësisht pasi që bëhet fjalë për një dietë relativisht të re, por një mesatare është rreth dy kilogramë në javë, që me menynë mjaft të begatshme nuk është aspak keq.

Nëse vendosni të provoni këtë dietë, duhet të shikoni nëse ju përshtatet.

Dieta me akullore do të funksionojë absolutisht nëse e kuptoni dhe përcillni udhëzimet që u janë dhënë.

Përndryshe, kjo dietë e ka marrë këtë emër për të tërhequr vëmendje, por në parim është qasje shumë e arsyeshme për t’u dobësuar, dhe ato janë ushtrimet dhe numërimi i kalorive.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top