Shëndetësi
Përzierja ideale që redukton edhe rrudhën më të imët rreth syve
Plakja është një proces i natyrshëm që nuk mund të parandalohet, dhe disa nga shenjat e para të saj vërehen pikërisht në fytyrë me shfaqjen e rrudhave. Rrudhat dhe vijat në fytyrë shkaktohen nga humbja e kolagjenit që formon mbështetjen e qelizave të lëkurës.
Edhe pse plakja është e pashmangshme, ka disa mënyra se si të ngadalësoni shfaqjen e rrudhave në fytyrë. Ky është një krem shumë efektiv anti-rudhë të cilin mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.
Përbërësit:
1 banane
1 domate
1 lugë çaji xhel Aloe Vera
Udhëzime:
Qëroni bananen dhe prejeni në copa të vogla. Pastroni domaten nga farat dhe shtrydhni lëngun e saj. Kombinoni në një tas të vogël bananen e prerë, 2 lugë çaji lëng domate dhe 1 lugë çaji xhel Aloe Vera.
Shtypini me një pirun derisa të merrni një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 25-30 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Përdoreni 3 herë në javë dhe do të vëreni rezultate të dukshme vetëm pas disa përdorimesh.