Shëndetësi
Metoda më e mirë që heq ‘gurët’ nga bajamet pa kirurgji
Shpesh herë, kur vëmë re se kemi disa pika të bardha në bajame, ndjejmë sikur na ka mbërthyer diçka në fyt. Këto pika janë të njohura si ‘gurët’ e bajameve dhe shumë njerëz që i kanë, nuk e janë të vetëdijshëm për këtë fakt.
Pse krijohen?
Ata zhvillohen kur bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës dhe grimcat e mbetura të ushqimit fillojnë të depozitohen në bajame. Ato mund të jenë të bardha ose të verdha dhe vijnë si të buta. Mund të shkaktojnë acarim të fytit, aromë të keqe, vështirësi në gëlltitje të ushqimit dhe probleme me frymëmarrjen.
Kush është më i prirur të preket?
Nëse vuani nga inflamacioni kronik i bajameve dhe ato janë shumë të mëdha, rreziku i shfaqjes së këtyre është shumë më i lartë. Trajtimi standart është heqja e tyre me kirurgji. Për më tepër, kur eliminoni bajamet, ju në fakt hiqni një pjesë të imunitetit që është e nevojshme për të parandaluar bakteret dhe viruset që të hyjnë në trup.
Përveç kirurgjisë, ka metoda të tjera më pak të dhimbshme të heqjes së këtyre gurëve. Ja njëra prej tyre që është shumë efektive:
Metoda me shiringë dentare
Për të hequr këto ‘flluska’ të qelbëzuara nga bajamet, mjafton një shiringë dentare e mbushur në pjesë të barabarta me ujë të ngrohtë dhe 3% peroksid hidrogjeni (e gjeni në farmaci). Vendoseni në çdo pikë, duke hedhur pak nga përzierja.
Ajo do t’ju ndihmojë të hiqni edhe gurët që janë më të thellë në bajame dhe nuk janë të dukshëm. Peroksidi i hidrogjenit do të lehtësojë heqjen e gurëve pasi krijon një mjedis ku bakteret nuk mund të lulëzojnë.