Shëndetësi
Mënyra si e mbledh dorën grusht tregon shumë rreth personalitetit tuaj
Shumë lëvizje apo pozicione që merr trupi ynë vijnë në mënyrë natyrale dhe të pavetëdijshme. Mënyra se si e mbledhim dorën grusht tregon shumë aspekte të personalitetit tonë. Shikoni me kujdes se si i vendosni gishtat kur bëni grushtin pasi kjo mund të zbulojë se si është karakteri yt dhe se si sillesh në marrëdhënien në çift.
1. Të gjitha gishtat mbi gishtin e madh
Si iu shohin të tjerët: Ata ju konsiderojnë shumë të zgjuar dhe të kujdesshëm.Harmonia dhe qetësia janë pjesë e jetës suaj të përditshme.
Si jeni në të vërtetë:
Ju jeni një person i qetë, i kujdesshëm dhe shumë i shoqërueshëm. Ju preferoni të keni pak miq sepse doni të jeni të rrethuar nga njerëz të vërtetë dhe besnikë.
Kur bie në dashuri:
Ju preferoni një marrëdhënie të qetë, ku mund të jeni vetëvetja dhe të ndiheni të lirë dhe të relaksuar. Ndonjëherë, edhe kur gjërat mund të mos jenë në rregull, ju tentoni të qëndroni sepse nuk ju pëlqen të lëndoni dhe të lëndoheni. Harroni dhe falni shumë shpejt, një veçori që vetëm disa kanë.
2. Gishti i madh mbi gishtat e tjerë
Si iu shohin të tjerët: Ju jeni një person shumë miqësor, njerëzit priren t’iu besojnë ju lehtë, jeni karizmatik dhe të talentuar. Vetëbesimi juaj është vërtet mbresëlënës. Ju jeni fleksibil dhe i vëmendshëm, në çdo situatë që po përpiqeni të keni të drejtë.
Si jeni me të vërtetë:
Jeni të ndjeshëm dhe të sinqertë.Në disa raste, frika ju pengon të bëni shumë gjëra.
Kur bie në dashuri: Ju nuk mund ta lini pas të kaluarën dhe as mos t’i hiqni kujtimet që ju kanë dëmtuar. Ju ngrini barriera dhe nuk tregoni interes në dashuri sepse keni frikë se mos lëndoheni.
3.Gishti i madh mbi atë tregues
Si iu shohin të tjerët: Armët tuaja kryesore janë intuita dhe imagjinata. Ju jeni një person shumë bujar dhe bashkëpunues megjithatë, ndonjëherë tregoni pasiguri. Ju jeni entuziast, por vetëm me atë që ju pëlqen. Gjithashtu keni sens humori dhe kjo i tërheq vëmendjen të gjithëve.
Si jeni me të vërtetë: tregoni fisnikëri dhe mirësi të madhe, megjithatë, kini kujdes sepse shumë njerëz mund të përfitojnë nga kjo. Ju keni aftësinë të kuptoni se kush iu vlereson dhe kujdeset vërtetë për ju.
Kur bie në dashuri: Ju keni vështirësi të shprehni atë që ndjeni sepse jeni të rezervuar në punët e dashurisë.