Connect with us

​Përdorimi i vitaminës B rrit rrezikun e prekjes nga kanceri në mushkëri

Shëndetësi

​Përdorimi i vitaminës B rrit rrezikun e prekjes nga kanceri në mushkëri

Edhe pse pretendohet se rrisin energjinë dhe përmirësojnë metabozilmin e njeriut, suplementet e vitaminës B rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive në duhanpirësit meshkuj.

Një studim i ri ka zbuluar faktin se ka një lidhje mes dozave të larta të disa vitaminave B dhe një rreziku të prekjes nga sëmundja vdekjeprurëse.

Studimi zbuloi një rritje prej 21 për qind në rrezikun e përgjithshëm të kancerit tek ata që merrnin suplemente të vitaminës B-12 dhe B-9. Kjo rritje e rrezikut është më e madhe në rastet kur ato merren në nivele të larta gjatë periudhave të gjata kohore.

Shkencëtarët amerikanë shqyrtuan të dhënat mjekësore të 77,118 njerëzve . Të gjithë pjesëmarrësit ishin regjistruar në shtetin e Uashingtonit ndërmjet viteve 2000 dhe 2002, kur ata ishin të moshës 50 deri në 76 vjeç.

Secili individ dha informacion në lidhje me përdorimin e tyre të vitaminave B gjatë 10 viteve të mëparshme. Rezultatet treguan se marrja e dozave të larta të vitaminave B-6 dhe B-12 (shumë më tepër se dozë standarde shtesë) gjatë një periudhe 10-vjeçare rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive në duhanpirësit meshkuj. Asnjë lidhje nuk u gjet me vitaminë B-9 (folate) ose me femrat.

Kanceri i mushkërive është kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar në nivel global (1.61 milionë diagnoza në vitin 2008), si dhe shkaku më i zakonshëm i vdekjes së lidhur me kancerin (me 1.38 milion në të njëjtin vit).

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top