Lajme
Bos lind, nuk bëhesh, fëmija nga Fushë Kruja po i lë të gjithë pa fjalë me aftësinë e tij
Që hashashi ka plasur gjithandej në të gjithë Shqipërinë, këtë e dimë mirë, sikurse e dimë edhe që ka qenë papunësia e madhe dhe varfëria ajo që i ka detyruar njerëzit t’i futen kësaj pune, e cila veçse e mundimshme, është edhe e rrezikshme.
Mirëpo, me sa duket edhe brezi i ri po rritet me frymën e punës me hashashin dhe këtë e tregon videoja e mëposhtme, në të cilën tregohet një fëmijë i vogël i ulur në shesh dhe i rrethuar nga bima e hashashit. Pranë tij qëndron një rezistencë, e cila ndoshta është përdorur për të tharë bimën që e ka zënë shiu gjatë ditëve të fundit.
Fëmija mban në dorë një palë gërshërë dhe me sa duket, edhe një boce hashashi, të cilën po e pastron. Duhet të ketë parë të rriturit dhe po i imiton ata. Ia di edhe emrin bimës që po pastron, ndërsa ne shpresojmë që të mos bëhet trafikant kur të rritet, por jeta e tij të ndryshojë për mirë. Shikoni vetë videon e mëposhtme.