Shëndetësi
Soda e bukës, përdore kudo, zbardh gjithçka! Ja disa receta
Soda e bukës është një lëndë e përkryer për të pastruar. Ja disa përdorime të saj.
Zhyt gishtat në ujë me sodë buke për të zbardhur thonjtë!
Ajo largon njollat e mbetura nga smalti!
Pastro një lavaman të papastër
Hidh sodë buke sa të mbulohet, fërkoje dhe lëre të veprojë. Pastaj pastroje.
Përgatit vetë një aromatizues ambienti
Merr 1/2 filxhani sodë buke për një vazo
Vaj esencial që të pëlqen (8-12 pika)
Një vazo
Letër të fortë
Një gjilpërë të madhe
Gërshërë dhe laps.
Prit një rreth nga letra, pak më të madh sesa sipërfaqja e grykës së vazos. Shpojeni me gjilpërë. Vazon mbusheni me sodë më vaj aromatik. Fiksojeni në pjesën e sipërme të vazos letrën, pasi keni prerë nga kapaku pjesën e sipërme.
Ktheju tiganëve shkëlqimin
Hidh rreth 1/4 filxhan sodë buke në një enë të vogël dhe shto pak ujë të oksigjenuar sa të krijohet një si masë. Pastaj fërkoje mbi sipërfaqen e papastër. Mos e gërryej. Nëse nuk pastrohet, lëre të rrijë një orë pastaj shpëlaje. Tavat tuaja metalike do të shkëlqejnë në çdo kohë.
Hiq njollat e vajit nga rrobat!
Vendos pak larës enësh të lëngshëm mbi njollë dhe fërkoje lehtë me gishta, një furçë dhëmbësh të butë, ose një copë.
Lëre të qëndrojë për afërsisht 15-30 minuta.
Shpëlaje.
Në këtë pikë nuk mund ta dish nëse njolla është aty ende apo ka ikur dhe duhet të vazhdosh me fazën tjetër nëse është ende aty.
Shto 1-2 lugë gjelle sodë buke dhe fërkoje sërish.
Lëre të rrijë për 15-30 minuta.
Laje me ujë të ftohtë si normalisht.
Mos e thaj! Shiko nëse është larguar njolla dhe nëse është, përsërit hapat.
Zhyt rubinetat në sodë buke
Në një qese që mbyllet hermetikisht, hidh dy lugë gjelle sodë buke dhe 4-5 pika ilaç enësh. Vendose qesen rreth rubinetit. Pastaj shto uthull në qese për të mbuluar sipërfaqen që do të pastrosh.
Lidhe qesen me një llastik gome. Lëre të qëndrojë 30 minuta, por 1 orë e diçka më shumë është fantastike!
Pastaj hiq qesen dhe llastikun dhe vendosi në një rubinet tjetër ose përgatit një tretësirë tjetër në të njëjtën qese.
Më pas, duke përdorur një furçë të vjetër dhëmbësh, fërko mbetjet!
Përgatit pastë dhëmbësh me sodë buke!
Merr 6 lugë gjelle vaj kokosi
6 lugë gjelle sodë buke
25 pika vaj esencial
1 lugë çaji stevia për ta bërë më të ëmbël
Përziej të gjithë përbërësit bashkë.
Hidhe në një enë me kapak hermetik dhe mbaje mbyllur.
Pastro hekurin e hekurosjes!
Të duhet sodë buke, pak ujë, një peshqir dhe pak uthull nëse do ta thellosh pastrimin.
Merr pak sodë buke dhe bëj një pastë me të, me pak ujë. Nuk ka ndonjë shkencë të veçantë, thjesht përgatit një masë me një lloj plotësie që të duket e nevojshme për këtë punë. Vendose mbi sipërfaqen e hekurit.
Lëre përbërjen mbi sipërfaqe për 45 minuta, që të sigurohesh që do të bëhet e pastër. Fërkoje me një peshqir dhe është gati. Hekuri duhet të shkëlqejë!
Po të duash mund të përgatisësh një përzierje me uthull dhe ujë për ta hedhur brenda hekurit që të pastrojë pjesët e brendshme. Të njëjtën sasi për dy lëngjet dhe ndiz avullin e hekurit. Kjo do të pastrojë pjesën e brendshme të hekurit dhe vrimat e avullit që ndonjëherë grumbullojnë ndotje në to.
Përgatit vetë maskë për fytyrën
Hidh në një enë:
2 lugë gjelle sodë buke
2 lugë çaji ujë
Kaq. Përzieji bashkë në një enë të vogël derisa të krijohet një pastë e trashë. Kjo do të japë një sasi të mjaftueshme për fytyrën, qafën, kraharorin dhe kurrizin e duarve.