Shëndetësi
Është zbuluar superartikulli që zgjat jetën dhe… është i shijshëm
Nuk jemi të detyruar më të ndihemi fajtorë nëse hamë djathë, posaçërisht nëse është i Zvicrës!
Shkencëtarët përfundimisht kanë gjetur lidhjen midis probiotikëve në djathë dhe jetëgjatësisë!
Në të vërtetë, bakteri – Propionibaceterium freudenreichii, i cili zhvillohet gjatë procesit të fermentimit të djathit – forcon sistemin e imunitetit dhe zvogëlon inflamacionin në organizëm.
Po ky bakter është gjetur edhe në qumësht, i cili është i njohur që ngadalëson plakjen, transmeton Telegrafi.
Studimet të cilat i kanë bërë hulumtuesit e Universitetit të Koresë, në Seul, tregojnë që ky probiotik vërtet forcon sistemin e imunitetit dhe ndikon pozitivisht në organizmin tonë.
E vërtetë, tani djathin mund ta hani pa u brengosur, por me masë!
Në të vërtetë, një studim i mëparshëm ka treguar që djathi është i mirë për veshët!
Shkencëtarët besojnë që djathi përmban substancën kimike e cila do të mund të ndikojë në mënyrë preventive në shërimin e shurdhërisë në rastet kur dëmtimi është shkaktuar nga zhurma e madhe.
Shkencëtarët kanë testuar 600 ushtarë të cilët çdo ditë kanë ngrënë djathë dhe kanë përfunduar që probiotiku në djathë ndihmon që të kthehet sinjali në pjesën e trurit i cili kontrollon dëgjimin.