Shëndetësi
Para se të shkoni të flini gjumë, hani një grusht fara të bardha: As ilaçet nuk mund t’i bëjnë këto shtatë gjëra!
Shtatë në një – ilaç i këtillë nuk ekziston diku tjetër pos në natyrë.
Farat e kungullit tashmë me mijëra vite përdoren për qëllime mjekësore, sepse janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vitaminave, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, shkenca ka konstatuar që vlera nutritive ngrihet sa më shumë që të qëndrojnë, për ç’gjë janë pothuajse unike në natyrë.
Ja edhe disa arsye përse ky artikull do të duhej të bëhej pjesë përbërëse e ushqimit tuaj.
1. E luftojnë kancerin
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
2. Shëndeti i prostatës
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
3. Zbusin simptomat e menopauzës
Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.
4. Janë të mira për humbje të peshës
Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.
5. Reduktojnë kolesterolin
Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind. Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.
6. Mbrojnë nga diabeti
Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.
7. Lehtësojnë artritin
Shkencëtarët kanë’ vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit. Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara të kungullit, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij. /Telegrafi/