Shëndetësi
Mos u brengosni: Çfarë duhet të bëni kur e digjni gjuhën
Një kube akulli, ujë të ftohtë, qumësht… Ndjenjën e pakëndshme në gojë e eliminon artikulli ushqimor, të cilin të gjithë e kemi në shtëpi.
Me siguri një herë në jetë ju ka ndodhur që të digjnigjuhën me ndonjë pije apo ushqim të nxehtë. Kryesisht kjo ndodh kur hamë patate të nxehta apo mish, sepse këta artikuj mbajnë gjatë nxehtësinë.
Shumica e djegieve në gjuhë konsiderohen djegie të shkallës së parë, që do të thotë që është dëmtuar shtresa e saj e jashtme.
Megjithatë, kjo është e mjaftueshme që të shkaktojë dhembje, skuqje apo ënjtje, transmeton Telegrafi.
Në situata të tilla assesi nuk duhet të vraponi deri te frigoriferi për të marrë akull, sepse në atë mënyrë, për shkak të ndjeshmërisë së gjuhës, do të mundë të ndodhin ngrirje dhe dëmtime të pjesës së sipërme të indeve.
Në vend të këtyre vini në gojë një kokërr sheqeri apo qiteni një lugë sheqer. Njëra ndër ndjenjat më të këqija, do të duhej shpejt të zhdukej.
Në rast që akoma ndieni dhembje, mund ta përsërisni këtë teknikë.
Më e mira së mirës është që ky truk mund të aplikohet çdo kund – pa marrë parasysh a e keni djegur gjuhën në shtëpi apo në restorant.
Herën tjetër kur të jeni të pakujdesshëm me ushqimin apo pijen, e dini se çfarë duhet të bëni.