Lajme
Ja për çfarë i shpenzon një sheik 300 mijë paund
Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i cili jeton në Dubai, ka dërguar një shumë prej 300 mijë paund ndihmash në Haiti, përmes jahtit të tij privat.
Sheiku kontribuoi “modestish” me sa mundi, pasi ishujt e Karaibeve ngelën nën ujë pas uraganit Matthew javën e kaluar. Ai ka dërguar rreth 90 ton ndihma urgjente për njerëzit në Haiti me Boeingun 747 privat.
Sheiku u shpreh se nuk kishte mundësi të shkonte vetë në Haiti, megjithatë, gruaja e tij, HRH Princess Haya Bint Al Hussein u mor personalisht me dërgimin e këtyre ndihmave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo dokumentoi gjithçka përmes postimeve të herë pas hershme në Instagram.