Connect with us

Kalciumi në arterie mund të jetë parashikuesi më i mirë i sulmit në zemër apo në tru

Shëndetësi

Kalciumi në arterie mund të jetë parashikuesi më i mirë i sulmit në zemër apo në tru

Personat pa formim të kalciumit në arteriet e tyre duket se kanë një rrezik dukshëm më të vogël të sulmeve të zemrës dhe trurit, ka zbuluar një studim i ri.

Kalciumi mblidhet në arterie pasi stemat të ndërtohen dhe forcohet me kohën, kanë shpjeguar autorët e këtij studimi, transmeton Telegrafi.

Për këtë studim, hulumtuesit kanë monitoruar përafërsisht 6200 njerëz, të moshave 45 deri 84 vjet, dhe kanë zbuluar se ata të cilët nuk kishin pasur depozita të kalciumit në arterie kishin pasur 3 për qind më pak rrezik të sulmeve të zemrës apo sulmeve të trurit përgjatë dekadës së ardhshme.

Studimi mbetet i vërtetë edhe mes njerëzve të cilët kanë faktorë tjerë të rrezikut, si diabeti, shtypja e lartë e gjakut apo nivelet e larta të kolesterinës.

Zbulimet sugjerojnë se një skanim CT për kalcium në arterie mund të jetë diçka të cilën duhet ta diskutojnë doktorët dhe pacientët.

Skanimi CT kryhet lehtë dhe nuk kushton shumë, ndërsa doktorit i jep shumë informacione për rrezikun 10-vjeçar të pacientit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top