Shëndetësi
Pajisja që zbulon kancerin brenda 10 sekondave (Video)
Hulumtuesit në Universitetin e Teksasit kanë projektuar një pajisje të re e cila mund të zbulojë kancerin për më pak se 10 sekonda.
Pajisja e quajtur MasSpec Pen, sipas studiuesve duhet të jetë në dhomat e operimit sa brenda 2018-ës.
Ajo është në gjendje të nxjerrë diagnoza të menjëhershme tek kirurgët, teksa janë duke vepruar tek pacientët.
Mjekët thjesht do ta vendosin penën në indet e një pacienti dhe do t’i japin pak sekonda për të lexuar përbërjen molekulare të indeve.
Pastaj, një nga dy fjalë do të shfaqet në një ekran kompjuterik në OR: ‘Normal’ ose ‘Cancer’.
Ekspertët shpresojnë se pajisja do të ndihmojë kirurgët që të kryejnë procedura më të sigurta, më të shpejta dhe më të sakta, pasi ato potencialisht mund të heqin të gjitha indet kanceroze nga një pacient në një shkallë. /Shqip