Shëndetësi
Zbulimi i mrekullueshëm: Lapsi që zbulon kancerin për vetëm 10 sekonda (VIDEO)
Një pajisje e lehtë që manovrohet me duar mund të identifikojë indet kanceroze dhe jep shpresë për shanse më të mëdha të kurimit të tij. Zbulimi vjen nga Universiteti i Teksasit dhe shkencëtarët thonë se është i saktë në 96% të rasteve. Kjo pajisje mund të ndihmojë heqjen e tumoreve më shpejtë, në mënyrë më të sigurt e më saktë. Lapsi duhet të prekë një ind që dyshohet të jetë kanceroz dhe lëshon një sasi të vogël uji mbi të. Kimikatet që ndodhen brenda qelizave lëvizin drejt pikës së ujit, e cila thithet sërish nga lapsi për analiza. Lapsi më pas futet në një spektrometër masiv (një pajisje që mund të masë masën e mijëra kimikateve çdo sekondë). Spektrometri nxjerr në pah më pas nëse indi është kanceroz apo i shëndetshëm. Sfida që vjen me këtë zbulim është gjetja e kufirit mes indeve të shëndetshme dhe kanceroze. Në disa lloje tumoresh, kjo është e dukshme, por në disa lloje të tjerë vështirësia rritet.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon: