Connect with us

Pirja pasive e duhanit shkakton ndryshime të pakthyeshme në enët e gjakut të fëmijëve

Shëndetësi

Pirja pasive e duhanit shkakton ndryshime të pakthyeshme në enët e gjakut të fëmijëve

e si pasojë e pirjes pasive të duhanit janë fëmijë.

Studimi i publikuar në revistën “European Heart Journal” është i pari i cili i ka përcjellë fëmijët deri në moshën madhore dhe i cili ka kërkuar lidhje në mes të ekspozimit ndaj pirjes pasive të duhanit dhe zgjerimit të mureve arteriale tek fëmijët.

Shkencëtarët nga Finlanda dhe Australia e kanë ndjekur ekspozimin ndaj duhanpirjes pasive në fëmijërinë e 2,401 personave në Finlandë dhe 1,375 personave në Australi dhe me ultrazë kanë matur trashësinë e mureve të enëve të gjakut të tyre kur ata janë rritur.

Rezultatet treguan se muret e arteries karotide ishin 0.015 milimetra më të trashë tek ata që ishin ekspozuar ndaj duhanpirjes së të dy prindërve në krahasim me personat të cilët në fëmijëri nuk ishin ekspozuar ndaj pirjes pasive të duhanit.

Gall thotë se, edhe pse bëhet fjalë për një rritje modeste në trashësinë e enëve të gjakut, ky është ende një rrezik i rëndësishëm dhe i pakthyeshëm për sulme në zemër dhe goditje në tru më vonë në jetë.

Duke pasur parasysh që fëmijët e duhanpirësve kanë shumë të ngjarë që të bëhen edhe vetë duhanpirës dhe obesë në moshën madhore, rreziqet e tyre nga sëmundjet e zemrës janë të rritura, thotë Gall, ndërsa pirja pasive e duhanit përbën një rrezik shtesë.

Shkencëtarët thonë se ky zbulim tregon se reduktimi i ekspozimit të fëmijëve ndaj pirjes pasive të duhanit është një prioritet i shëndetit publik.

“Përmes ndalimit të duhanit në vendet publike, ligjet mund ta reduktojnë ekspozimin ndaj pirjes pasive të duhanit, gjë që redukton numrin e hospitalizimeve për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe pulmonale,” shkruajnë studiuesit duke shtuar se ndalesa e pirjes së duhanit në makinat në të cilat udhëtojnë fëmijët duhet të ketë gjithashtu një efekt të fortë pozitiv.

SHBA, Australia dhe Kanadaja kanë aplikuar ndalimin e pirjes së duhanit në automjete të cilat transportojnë fëmijë, ndërsa Britania është duke u përgatitur ta bëjë këtë së shpejti.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top