Shëndetësi
Drithërat, e zvogëlojnë kancerin në zorrë të trashë deri në 17 për qind
të gjithë e dimë se drithërat janë të shëndetshëm për zemrën, por ato mund të kenë edhe një benefit tjetër, sipas Institutit Amerikan për Hulumtime të Kancerit.
Pas rishikimit të gjashtë studimeve, të cilat kishin përfshirë 8320 raste të ndryshme, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se ngrënia e të paktën 90 gramëve drithëra në ditë e zvogëlon rrezikun e kancerit në zorrë të trashë për 17 për qind.
Kjo është një shifër tejet e madhe, e veçanërisht kur e merrni parasysh se kanceri kolorektal është i treti më i diagnostikuari te meshkujt.
Drithërat janë burim i mahnitshëm i fibrave, e gjithashtu janë të mbushura me vitaminë E, zink, dhe vlera tjera ushqyese anti-kanceroze.