Shëndetësi
Befasuese:Dieta e re, humbisni 3 kg në 1 javë
Kjo dietë e re shtatëditore do të mund të quhej edhe mrekullibërëse, meqë përpos që ju ndihmon në humbjen deri të 3 kileve në një javë, po ashtu ju kënaq me ushqime të llojllojshme, të shijshme, që me siguri edhe ju ngopin mirë.
Thjesht, as që do ta dini se jeni duke mbajtur dietë, derisa kilet tuaja të tepërta shkrihen ngadalë, por sigurt.
Si vepron?
Ushqimet që preferon kjo dietë gjenden në krye të listës së gjësendeve ushqimore, të klasifikuara sipas indeksit të ngopjes, sistemit të ri, i cili i klasifikon ushqimet në bazë të asaj se sa të ngopur jeni dhe sa mund të hani. Për shembull, sipas këtij indeksi, portokajtë ngopin më shumë sesa bananet.
Përpos kësaj, ushqimet e kësaj diete janë të kalorisë së ultë, e meqenëse nuk do të ndjeni uri në asnjë moment, nuk do të keni dëshirë që të grimconi ushqime jashtë shujtave të parapara. Edhe kjo është një arsye shtesë e suksesit të kësaj diete.
Kujt i dedikohet kjo dietë?
Kjo dietë është e përshtatshme për personat që kanë apetit të madh, për ata që nuk ia kanë dalë që të humbin kilet me dietat e tjera, për shkak se gjithmonë ndjejnë uri dhe, për këtë shkak, heqin dorë nga dietat.
Anët negative
Meqenëse gati të gjitha shujtat e kësaj diete përmbajnë mish, vegjetarianët nuk mund ta mbajnë atë. Po ashtu, ndalohet edhe pirja e alkoolit, në të gjitha format e tij.
Çka duhet bërë?
Thjesht, zgjidheni një kafjall, drekë dhe darkë për çdo ditë, çdo ditë në javë. Nuk lejohet marrja e ushqimeve midis shujtave, gjë që edhe nuk do t’ju duhet, meqë nuk do të ndjeni uri. Duhet të pini të paktën tetë gota ujë në ditë. Lejohen edhe kafja dhe çaji pa sheqer.
Kafjalli (duhet të zgjidhni njërin nga opsionet):
– 50 g qull tërshëre (flluskat e tërshërës zihen në ujë të njelmët, apo në qumësht) me qumësht pa yndyrë dhe një grusht pemësh të freskëta të malit;
– 2 biskota dhe një copë djathi të freskët, një portokall;
– 2 grisha të proshutës pa yndyrë, 1 vezë të zier, një gotë lëng portokalli pa sheqer;
– 2 grisha djathi të fortë, me pak yndyrë, 2 domate të vogla, 1 portokall;
– 50 g ‘muesli’ me qumësht pa yndyrë dhe me pak pemë mali;
– 1 jogurt me një lugë mjaltë dhe një lugë pemësh me gëzhojë;
– omëletë me 2 vezë me pak proshutë viçi, një gotë lëng portokalli, pa sheqer.
Dreka (duhet të zgjidhni njërin nga opsionet):
– gjysmë gjoksi pule (deri 20 dkg) pjekur në hell, një sallatë të madhe të gjelbër me vaj ulliri dhe lëng limoni;
– sallatë me djathë feta: sallatë e gjelbër, 2 domate të vogla, 1 spec i vogël, 150 g djathë feta, me salcë jogurti, apo me uthull.
– mish i zier lope pa dhjamë (deri 15 dkg), sallatë të freskët të gjelbër, një copë pjepër, një grusht pemësh me gëzhojë, të llojeve të ndryshme;
– 1 filetë të vogël gjeldeti me 50 g kuskus, sallatë të gjelbër;
– 1 filetë peshku tun (apo të ndonjë peshku tjetër, sipas dëshirës), 150 g misër të ëmbël dhe 150 g bishtaja, 1 portokall
– 1 troftë të tymosur, sallatë e gjelbër.
Darka (duhet të zgjidhni njërin nga opsionet):
– 1 filetë salmoni pjekur në prush, 50 g oriz të vrugtë, 200 g brokoli
– 1 filetë pule, të pjekur në prush, 1 patate të ëmbël, 200 g misër të ëmbël, rrush;
– 300 g fruta deti, sallatë të gjelbër, 1 jogurt me një lugë mjaltë;
– omëletë me 2 vezë, me pak proshutë dhe disa kërpudha, 2 domate;
– 1 konservë të vogël tuni, sallatë me speca, qepë të reja dhe me domate, 2 toptha akulloreje të vaniljes;
– një filetë të vogël viçi pjekur në prush, 1 patate të ëmbël (të fërguar, apo të zier), sallatë e vogël e gjelbër, 1 copë pjepri;
– shpageta ‘bolonjeze’ të përgatitura nga 100 g mish viçi pa dhjamë (mundet edhe mish gjeldeti dhe pule), 1 porcion të vogël domatesh të grira, bimë aromatike. Shërbehuni me 50 g shpageta integrale, 1 portokall.