Lajme
“Lirojeni Besmirin ai punonte për të na ushqyer dhe shkolluar, jemi jetimë”
Ditën e djeshme Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për 18-vjeçarin Besmir Vathi. Besmiri ishte arrestuar në Derven të Fushë Krujës, pasi ishte gjetur duke punuar në një magazinë me 1.3 ton kanabis. 18-vjeçari tha dje në gjykatë se punonte, pasi ishte jetim dhe duhet të mbante familjen.
Ditën e sotme pranë Jeta Osh Qef ka shkruar vëllai i vogël i Besmirit, duke bërë një thirrje publike që t’i lirojnë të vëllain sepse ishte ai që i mbante me bukën e gojës.
“Përshëndetje Jeta Osh Qef jam vëllai i Besmirit të cilin e kapën padrejtësisht. Ai po punonte për të mbajtur dy vëllezërit dhe mamin. I lutem qeverisë dhe prokurorëve, lirojeni vëllain tim se është i pafajshëm. Jemi jetimë dhe Besmiri na plotësonte nevojat për të na shkolluar”
Gjithashtu në lidhje me rastin e 18-vjeçarit reagoi edhe Jozefina Topalli, duke e quajtur padrejtësi dënimin e Besmirit.
“Besmiri është viktima e një shteti të shpartalluar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi që kap majën. O gjykatës i pashpirt”, shkroi ndër të tjera deputetja e PD-së në profilin e saj në Facebook.
Pages: 1 2