Lajme
Sherr mes vajzash në Pogradec, kapen prej flokësh e shahen si meshkuj në mes të shkollës
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme, pas përfundimit të orës së gjashtë, në shkollën e mesme “Gjergj Pekmezi” në Pogradec. Dy vajza janë zëmë mes tyre për arsye që ende nuk dihen.
Sherri i rëndë mes dy të miturave, të cilat mësohen se janë rreth 16-vjeçe, ka ndodhur në ambientet pranë gjimnazit, ndërsa siç thonë nxënësit e tjerë, gjithçka është parë edhe nga mësuesit, të cilët nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Vihet re se kohët e fundit po pakësohen sherret mes meshkujve dhe po shtohen ato mes femrave, të cilat nuk po njohin më limite e po veprojnë në mënyrat më të këqija të mundshme.