Shëndetësi
Bukë rrumbullake pa miell. Ideale për këdo që e do bukën dhe dëshiron të humbasë peshë!
Buka në pjesën më të madhe të rasteve është pjesë e pandarë e tavolinës sonë. Por shpesh ajo na sjell më shumë dëm sesa dobi.
Më poshtë ne t’ju prezantojmë një recetë, të një buke shumë të shijshme rrumbullake, të cilën mund ta konsumoni pa frikën se do të shtoni në peshë.
Përbërësit:
3 vezë, një majë lugë kafe me kripë, 100 gram krem djathi, ½ lugë çaji sodë pluhur për pjekje, letër pjekjeje
Përgatitja
Në fillim merrni dy enë. Në njërën shtoni të bardhat e vezëve me kripën dhe në tjetrën të verdhat e vezëve, kremin e djathit dhe pluhurin e pjekjes.
Pasi të keni bërë përzierjen e të dyjave në mënyrë të ndarë, kombinojini ato ngadalë, duke u siguruar që të mbani volumin.
Masën e krijuar shtrojeni në formë rrumbullake, në një tavë.
Sigurohuni që më parë të keni vendosur një letër kuzhine. Vendoseni në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.Buka juaj është gati!