Connect with us

Ndodhë sonte në Gjermani, kosovari vret gruan e tij 27 vjeçare

Lajme

Ndodhë sonte në Gjermani, kosovari vret gruan e tij 27 vjeçare

Një grua 27 vjeçare qe jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është vrarë sonte nga burri i saj 36 vjeçar.

Sipas raportimit të medieve gjermane, kryesi i veprës është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia.

Ndërkohë burime të Indeksonline, të afërta me çiftin bëjnë të ditur se viktima dhe bashkëshorti i saj janë kosovarë nga Vushtrria.

Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme për disa muaj. Siç raportohet burri, ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit. Madje fqinjët e kanë përshkruar si një çift të pakuptimtë dhe se mëngjesin e ditës së sotme ata ishin grindur,raporton ksta.de, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu në raportim bëhet i ditur edhe fakti se 36 vjeçari në momentin e ngjarjes kishte thirrur edhe Emergjencën duke u thënë se kishte sulmuar gruan e tij. Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në ndërtesë ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Burri 36 vjeç theksohet të ketë qëlluar bashkëshorten e tij me një thikë ku gjaku ishte gjetur si njolla tek ai./Indeksonline/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top