Connect with us

Nga e mërkura, do të befasoheni me motin

Lajme

Nga e mërkura, do të befasoheni me motin

Sot mot me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.Gjatë ditës së sotme mbi rajonin tonë po vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë me qendër mbi Skandinavi dhe masa më të ftohta ajrore, që do të sjellin përmirësim të motit, me intervale më të gjata me diell, por me mëngjese më të ftohta.Ndërsa në Mesdhe vazhdon të mbetet aktive një turbullirë që do të mbajë të mbuluara me vransira pjesët jugore të rajonit.Sot pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës do të mbajë mot i mirë, kryesisht me diell.Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të martën gjatë mbrëmjes vransirat do të shtohen, ndërsa ditën e mërkurë parashihet të mbajë mot më i ftohtë me temperatura që do zbresin deri në 15 gradë gjatë ditës, të përcjellura me reshje shiu. Ndërsa pas të mërkurës, sërish ngriten temperaturat.Edhe pse minimalet në fundjavë do të jenë më të ulëta, maksimalet gjatë kësaj periudhe do të rriten në vlera mesatare. Temperaturat minimale do të sillen nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 15 C deri në 20C, në fillim të javës.Era do të fryejë e lehtë nga verilindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.LajmeJavore

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top