Shëndetësi
Një ritual i moçëm për të tërhequr pasuri. Bëjeni këtë dhe shikoni si jeta juaj do ndryshojë…
Paratë nuk e blejnë lumturinë, por padyshim janë një burim i domosdoshëm. Paraja na jep siguri dhe është bërë një domosdoshmëri e madhe në jetën tonë.
Paraja është si ‘lubrifikant’ për trurin, lejon energjitë mendore të qarkullojnë lirshëm dhe e bën njeriun të rrezatojë pozitivitet, kjo është ndoshta dhe arsyeja thelbësore, pse ata që kanë para bëjnë edhe më shumë para. Nga ana tjetër, mungesa e parave të mjaftueshme për të jetuar një jetë modeste e bllokon trurin, shton stresin, e përqendron mendjen gjithnjë në anën negative të gjërave, shterron energjitë, shton zymtësinë, vret sensin e humorit, dhe shuan pozitivitetin te njerëzit.
Duke e ditur këtë, gjëja e parë drejt stabilitetit financiar është të ndryshoni qëndrimin tuaj. Kjo metodë bazohet te një thënie e vjetër e shenjtë, që thotë: Njeriu nuk tërheq në jetë atë ç’ka do por atë çfarë ka në zemër.
Metoda
Hapi i parë: Rruga e mendjes
Pra, hapi i parë për çlirimin e energjisë negative nga mendja dhe nga zemra juaj qëndron tek emocionet tuaja. Si fillim përpiquni ta bëni zakon që t’i ri-formuloni problemet tuaja nëse për shembull gjendeni në vështirësi financiare për të çuar fëmijët në shkollë, në vend që ta fusni trurin tuaj në një cikël vetë-përforcuar duke ndjekur ketë zinxhir mendimesh: Nuk ia dal dot. Nuk i çoj dot fëmijët në shkollë. Banka nuk më aprovon kredinë. Do të mbytem në borxhe. Do më marrin dhe ato që kam. Fëmijët do të detyrohen të ndërpresin studimet. Jam i mbytur! etj etj…
Siç e kuptoni, një mendim negativ krijon një tjetër e kshu me rradhë deri në depresion nëse mendja lihet e lirë të ndikohet nga kjo fushë me gravitet negativ. E gjitha kjo i ngjan asaj vorbullës së zezë që mbëthjell për poshtë…
Në vend të saj, provoni një rifrazim të vogël të mendimeve, duke menduar: Si t’ia dal t’i çoj fëmijët në shkollë. Si ta bind bankën për kredinë? Si të gjej mbështetje diku tjetër përveç bankës? Si ta ndihmoj dikë që ka nevojë për aftësitë e mia që të më ndihmojë dhe ai në kthim? Si t’i përdor resurset që kam? Si t’i edukoj fëmijët që krahas studimeve të provojnë kënaqësinë e të qënit të vetmjaftueshëm financiarisht me përpjekjet e tyre?
Duket e thjeshtë, por krahasoni ndjesitë që keni tani me ato të rastit mëparë. Arsyeja nr.1 përse ky rifrazim është kaq efikas ka lidhjem me mënyrën se si kanalizohen energjitë e mendjes. Në rastin e parë mendja ishte e drejtuar kah prirjes për të krijuar probleme, pra, problemi që ‘pjell’ problemin. Ndërsa në rastin e dytë energjitë e mendjes janë të fokusuara, të përqëndruara kah gjetja e zgjidhjeve. Pra, instrumenti kyç do t’ju ndihmojë në tërheqjen e pasurisë është mendja juaj, dhe cilësia e mendimeve tuaja.
Hapi i dytë: Rruga e zemrës
Ashtu siç energjitë e mendjes bllokohen duke krijuar cikle vetë-përforcuese negative, e njëjta gjë ndodh edhe me energjitë e zemrës, me emocionet, nëse kështu mund ta bëjmë ndarjen.
Fillimisht, për çlirimin e negativitet nga vetja përpiquni ta bëni zakon që të bekoni gjërat që doni, banorët e Hawait e quajnë këtë, Bless that which you want, Bekoje atë çfarë dëshiron ta kesh.
Le të marrim një shembull material, nëse rastis që shikoni dikë në rrugë, dikë që posedon diçka që realisht do të donit ta kishit dhe ju, që e doni aq fort ta keni, atëherë bekojeni atë. Nëse shihni, një person që po kalon me një veturë super luksose në rrugë që edhe ty të djeg përbrenda dëshira për ta patur, atëherë bekoje atë. Me sinqeritetin më të madh shpreh me mendjen tënde bekimet tuaja, ashtu siç më mirë mundesh, edhe në zhargon: “Mbarësi pastë, i lumtë!”, “E përgëzoj me gjithë zemër!”, “Hallall i qoftë!”. Shikoni dikë që ka arritur njohje, famë, karrierë, medalje në jetë? Bekojeni çdo hap të jetës së tij dhe bëhuni promotor i sukseseve të mëtejshe të tij/saj duke i shprehur bekimet tuaja!
Në fillim do t’Ju duket sikur po i shtireni vetvetes por pas disa aplikimesh do të largohet ajo ndjesi, pasi është mbetje subkonshe e një mentaliteti të zymtë. Nuk duhet asnjëherë të bini në atë kurthin e të menduarit: “Uaa… po si i bëri lekët ky?”, “Është mafioz!”,”Është mashtrues!”, “Hajdut, kriminel!”, “Merret me drogë, si u bëka gjitha ajo pasuri!”
Kjo rrjedhë mendimesh, ndryshe nga ajo e bekimeve, përforcon një cikël ndjesish negative që iu mbushin me energji negative, dhe energjia negative tërheq negativitet. E gjitha çfarë do të krijoni me këto mendime duke i bërë gjyqësinë një personi të panjohur, ose të njohur, është smira, zemërata, trishtimi, do të provoni ndjesinë e të qënit askushi, të qënit i pashpresë, të gjitha keto krijojnë një fushë emocionale gravitacionale që iu mbështjellim me mjerim.
Hapi i tretë: Rruga e shtëpisë
Gjendja e mjerueshme e disa njerëzve, në të shumtën e rasteve, është e tillë sepse s’kanë askënd tjetër për të fajësuar, veç vetes. Por në disa raste, siç shkruhet nëpër shkrime të lashta, energjitë negative mund të bllokohen edhe brenda shtëpisë. Shumë njerëz, të cilët kanë njëfarë intuite të zhvilluar dëshmojnë se kur futen nëpër disa shtëpi gjejnë paqe të brendshme, qetësi, pozitivitet, mendimet e mira u vijnë natyrshëm dhe në disa të tjera, pavarësisht se sa shumë përpiqen, nuk ia dalin të gjejnë rehati, zymtohen, duan të ikin sa mëparë.
Do t’ju duhen:
2 shishe qelqi
2 qirinj të gjelbër
2 grushta dore me oriz
6 kokrra piper të zi
Përgatitja:
Hidhni pak ujë në një tigan dhe filloni ta zieni për t’i larguar papastërtitë. Më pas, lëngun ndajeni në dy shishe qelqi, shtojini pak oriz dhe 3 kokrra piper secilës. Mbyllini me kapak dhe vendosini në dhomat tuaja. Para tyre ndizni një qiri të gjelbër dhe lëreni ashtu për një orë. Shishet vendosini në vende ku mund t’i shihni çdo ditë. Sa më shumë personave që t’ua tregoni këtë metodë aq më shumë mirënjohës ata do të jenë kundrejt jush që ishit të parët për të përcjellur mirësi e aq më shpejt do ta përhapni rrezen e pozitivitetit tuaj, por kujdes, në momentin që po e aplikoni në shtëpinë tuaj nuk duhet të keni asnjë të ftuar dhe nuk duhet ta dijë askush. E aq më shpejt do të shihni rezultatet e para. Konica.al