Connect with us

Gjendet i vdekur në qeli militanti i PS, kush ishte Aleksandër Çela dhe cilat janë pistat e hetimit

Lajme

Gjendet i vdekur në qeli militanti i PS, kush ishte Aleksandër Çela dhe cilat janë pistat e hetimit

Është mësuar se Aleksandër Çela i njohur edhe si Dashi Çela është vetëvarur në qelinë e tij në Hungari pasi ishte dënuar (sipas informacioneve paraprake besohet se me 10 vite burg) për trafikim të qenieve njerëzore dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Burime të brendshme bëjnë me dije për JOQ.al se Çelës i ishte dhënë dënimi për këtë krim të kryer dhe nuk ka mundur të përballojë presionin psikologjik të të qenurit i burgosur në qeli dhe kështu i ka dhënë fund jetës.

Kush është Aleksandër Çela

Aleksandër Çela ka kandiduar në vitin 2011 si pjesë e PS, për Komunën e Dardhës në rrethin Pogradec, qarku Korçë.

48-vjeçari u emërua në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, me ndihmën e një partie aleate me PS.

Çela mundi të fitojë me një diferencë të vogël votash por më pas u dënua nga gjykata për mosdeklarim pasurie. Ai u shkarkua nga qeveria Berisha për këtë arsye po në vitin 2011.

Megjithëse me probleme të forta ligjore ai arrin të emërohet në postin e drejtorit të Mjedisit në Korçë në vitin 2013 me mbështetjen e fortë të Partisë Socialiste.

I ndjeri njihej si militant i PS dhe skandali i tij pasi u ndalua në Itali për kalim të paligjshëm klandestinësh sirianë bëri bujë në media.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top