Connect with us

Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë shqiptarë, drejtohuni tek zyra e punës për aplikim

Lajme

Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë shqiptarë, drejtohuni tek zyra e punës për aplikim

Nëse ke një zanat dhe dëshiron të punosh në Gjermani, mjafton të paraqitesh në zyrat e punës për t’u orientuar me procedurat se si mund të pajisesh me vizë pune, pa pasur nevojë të nisesh si azilkërkues.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi konfirmon kërkesën e Gjermanisë për të punësuar 46 mijë persona në punë që nuk preferohen nga gjermanët.

“Janë 46 mijë kërkesa nga shteti gjerman, por kjo nuk do të thotë që do të vijnë të gjithë nga Shqipëria. Së bashku me qeverinë gjermane, nëpërmjet programit të mbështetjes gjermane GIZ, ne kemi filluar punën nëpër disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë.

Do të përgatisim asistencën e afruar nga Shërbimi Social Shtetëror për të gjithë ata që kanë një profesion. Mjafton profesioni dhe kontrata e punës për të bërë të mundur vizën e punës në Gjermani”, tha Klosi për “Top Channel”.

Por, sipas Klosit, në zyrat e punës ka më pak kërkesa sesa pritej, për faktin se i pakët është edhe numri i atyre që kanë një zanat.

Ndryshe paraqitet situata për infermierët, të cilët janë të kërkuar në Gjermani dhe vetëm për këtë vit, deri më tani, janë punësuar sipas rregullave 460 infermierë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top