Connect with us

Si të evitoni kilogramët e dimrit

Shëndetësi

Si të evitoni kilogramët e dimrit

Dimri jo vetëm për shkak të festave të shumta, por edhe për arsye të temperaturave të ulëta, na predispozon të bëjmë me pak aktivitet fizik dhe të kërkojmë më shume ushqime që na bëjnë të ndjehemi mirë. Këto ushqime nuk janë frutat dhe zarzavatet, por janë zakonisht ushqimet që kanë shumë yndyrë, si djathi, mishi i kuq etj. Një gjë është e sigurt: në dimër hamë më shumë. Zakonisht në dimër rezultojmë me 3-4 kilogramë më shumë.mjalte_kanelle
E mira e kësaj historie është që për marrjen e kilogramëve gjatë dimrit nuk janë përgjegjës i ftohti dhe errësira për shumicën nga ne.
Një përqindje e vogël e njerëzve gjatë dimrit shfaqin një “çrregullim afektiv sezonal” që është një depresion klinik sjellë nga ditët e shkurtra të dimrit; shumë nga këta persona kanë probleme të mbingrënies.
Për pjesën tjetër, kilogramët e marra në dimër janë pasojë e uljes së aktivitetit fizik dhe rritjes së konsumit të ushqimit.
Këtë dimër përgatituni të ndiqni 5 rregullat tona për të parandaluar shëndoshjen.

  1. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Regjistrimi në një program të rregullt aktiviteti fizik është kyçi i ruajtjes së peshës. “Në orën 5 që ktheheni në shtëpi është shumë e lehtë të shtriheni në divan, të shihni televizor dhe të pickoni ndonjë ushqim të mirë. Prandaj, sa të përfundoni në këto pozita depozitimi të dhjamit, aktivizohuni që përkundrazi, të ktheheni në një makine djegëse kalorish duke frekuentuar palestrat apo pishinat, apo duke bërë vrap në natyrë.

  1. Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë

Kjo këshillë nuk vlen vetëm për mëngjesin, por edhe për darkën. Kur bëheni gati të dilni për të pirë ndonjë gotë në darkë me shoqëri, kujdesuni të dilni nga shtëpia të ngrënë. Në këtë rast do ishte mirë të konsumoni fruta dhe një sallatë të plotë, pasi në këtë mënyrë do të ulni ndjeshëm dëshirën për të ngrënë ushqime thjesht kalorike dhe pa vlera ushqyese. Është vënë re se personat që hanë jashtë konsumojnë rreth 40% më shume kalori nga ata që mjaftohen me ushqimin e shtëpisë.
Shoqërimi i alkoolit me ushqim është një nga veprimet që na shtojnë më shumë kalori pa e kuptuar. Në përgjithësi, konsumi i alkoolit rrit dëshirën për ushqime kalorike, prandaj bëni kujdes që, krahas kalorive të alkoolit, mos t’i ngarkoni trupit edhe shumë te tjera.

  1. Evitoni alkoolin

Alkooli ka kalori. Duke qenë prezent në shumicën e festimeve, është e lehtë të na shtojë kalori gjatë ditës, kalori të cilat nuk na ngopin. Pini një gotë ujë me çdo porcion alkool, në mënyrë që të ulni përqendrimin e etanolit, kalorive të tij por dhe të hidratoheni.

  1. Ekuilibroni kaloritë dita ditës

Nëse e teproni me ushqimin një ditë, mos lejoni “të demoralizoheni”, se është më keq. Thjesht rikuperoni dhe korrigjoni duke ngrënë më pak ditën tjetër, si dhe përpiquni të lëvizni më shumë.
Përpiquni të lëvizni jo vetëm në palestër apo pista vrapi, por edhe me çfarëdo lloj mënyre, p.sh ecni në këmbë me ritëm të shpejtë për në punë, merrni shkallët në vend të ashensorit etj.
Sikur të siguroni 100 kalori më pak nga ushqimi ose të digjni 100 kalori më shumë duke lëvizur, do të përfitoni 5 kg peshë trupore më pak në vit.

  1. Mos u kurseni me kanellën

Kanella është një erzë që i jep dimrit aromën më të ngrohtë. Përdoreni gjerësisht atë në qumështin me tërshërë të mëngjesit, në çajrat bimor, në salcat e mishit, në kek, syltjash e kudo tjetër që mund të mendoni. Ajo ju largon dëshirën për sheqer, ndërkohë që e ndihmon organizmin të djegë në mënyrë optimale karbohidratet e ushqimit.

  1. Largoni mendjen nga ushqimi

Roli kryesor i festave është të takohemi me njerëzit që dëshirojmë dhe të argëtohemi, dhe jo t’i “futemi me kokë ushqimit”. Prandaj, kur të ndodheni në ambiente që ushqimi ju tundon, mendoni edhe njëherë arsyen perse ndodheni aty. Për të ngrënë? Jo! Për të ngrënë mund të mjaftoheshit edhe në shtëpinë tuaj.
Shpesh here e gjejmë veten duke ngrënë edhe për arsye se s’kemi me çfarë të mbushim boshllëkun që ndiejmë kur s’kemi çfarë bëjmë ose kur jemi të mërzitur. Mendoni që trupi ynë nuk na e ka për borxh ta keqtrajtojmë në këtë formë. Nuk kemi pse ta ngarkojmë me ushqim kur ai nuk e ka të nevojshme. Kaloritë na duhet për të jetuar dhe për të punuar, jo për të na ngushëlluar.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top