Connect with us

Doktorët parlajmërojnë: Mos e pastroni kurrë fëmijën tuaj me letra të lagura pavarësisht çdo gjëje

Shëndetësi

Doktorët parlajmërojnë: Mos e pastroni kurrë fëmijën tuaj me letra të lagura pavarësisht çdo gjëje

Çdo mama ditët e sotme është e varur nga letrat e lagura për shkak të funksionit që ato kanë për të mbajtur një higjenë sa më të pastër të fëmijës. Letrat e lagura mund të përdoren kudo në fytyrë, trup, duar dhe pjesët intime të fëmijës.

Por disa studime të fundit kanë treguar se letrat e lagura të fëmijëve nuk janë zgjedhja më e mirë që mund të përdorni për higjenën e fëmijës tuaj dhe prindërit duhet ta konsiderojnë faktin që nuk duhet t’i përdorin ato.

Letrat e lagura janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës tuaj. Për me tepër kanali prestigjoz i lajmeve NBC NeWs në një kërkim të fundit, raportoi se letrat e lagura nuk janë të sigurta për shëndetin e fëmijës tuaj për shkak të një konponenti kimik përmbajnë siç është methylisothiazolinone, që shkakton irritime dhe të kruajtura në lëkurë.

Një profesor nga Universiteti i Konektikatit, i departamentit të dermatologjisë dhe pediatrisë, Dr. Mary Wu Chang ekperimentoi mbi këtë çështje te fëmijë të ndryshëm dhe u intrigua nga rezultatet.

Një vajzë e vogël 8 vjeçare kishte të kruajtura në pjesën e të pasmeve si dhe në pjesën rreth gojës. Pas analizave të shumta dolën në përfundim se letrat e lagura ja kishin shkaktuar këtë acarim lëkure.

Një rast tjetër në Belgjikë, një burrë pësoi një reaksion të rrezikshëm pikërisht nga përbërësi që ndodhej tek letrat e lagura. Të gjithë fëmijët që kishin të njëjtat komplikacione pasi ndaluan së përdoruri letrat e lagura dhe simptomat që kishin u zhdukën.

Dermatologia, Dr.Ellen Frankel thekson se:

“Gjithmonë u them prindërve që në asnjë mënyrë të mos i përdorin lëtrat e lagura për fëmijët e tyre. Ka shumë kimikate tek ato dhe mund të vazhdojnë ta irritojnë akoma më shumë lëkurën”.

Ju sugjerojmë që gjithmon t’i lexoni etiketat që ndodhen mbrapa letrave të lagura dhe shikoni me vëmendje nëse methylisothiazolinone ndodhet aty.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top