Shëndetësi
Ulja e konsumit të kripës me 10%, do të shpëtojë 6 milionë vjet jetë
Ulja me 10 për qind e sasisë së konsumuar të kripës në një dekadë do të shpëtojë çdo vit në botë, rreth 6 milion vjet jetë të humbura për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Dhe kursimi mesatare do të jetë 204 dollarë në vit për çdo vit jete të shpëtuar.
Studimi i publikuar në British Medical Journal (BMJ) i aplikuar në 183 vende, analizoi lidhjen mes natriumit, niveleve të presionit të gjakut dhe efekteve në sëmundjet kardiovaskulare.
Këto të dhëna u krahasuan edhe me kostot e industrisë ushqimore, apo projektet e arsimit publik për reduktimin e kripës në ushqyerje. Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia kanë bërë përpjekje për të futur këto programe të reduktimit të konsumit të kripës me të paktën 10 për qind në 10 vjet.
Nga krahasimi i të dhënave u vu re se nga ky reduktim modest në konsumin e kripës mund të shpëtohen çdo vit mesatarisht 5.8 milionë vite jetë, një shifër matjeje, e barabartë me shumën e viteve të jetëve të humbura për shkak të vdekjeve të parakohshme, ose kohën e kaluar me sëmundjen.
Nga këto 5.8 milionë vite të humbura jete, 40% i atribuohen infarkteve, sëmundjeve koronare të arterieve me 42% dhe 18% sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
“Ne kemi gjetur se një plan kombëtar të mbështetur nga qeveria për të reduktuar konsumin e kripës në ushqime që do të jenë me kosto efektive në pothuajse të gjitha vendet e botës”, ka thënë Michael Webb, studiues në Universitetin Stanford.