Lajme
Mbështolli kokainën 60 mijë euroshe me pastë dhëmbësh, ky ishte detaji që fundosi shqiptarin
Kokainë të mbushur me pastë dhëmbësh, shqiptari i shpëton nuhatjes së qenve por…
Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Guarda di Finanzas italiane pasi është kapur me një kile kokainë.
Vlera e lëndës narkotike 80% e pastër shkonte deri në 60 mijë euro.
Kokaina u sekuestrua në provincën e Potenzas mëngjesin e sotëm.
Shqiptari ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Renault Megane Scenic” kur ra pre e kontrollit të policisë italiane.
Në fillim ai qëndroi gjakftohtë dhe nisi t’u shpjegonte oficerëve të policisë rrethanat e udhëtimit të tij por ra në kontradiktë me origjinën dhe vendin e destinacionit.
Oficerët nisën të kontrollonin automjetin e shqiptarit dhe gjetën 1 kg kokainë të mbështjellë me letër celofani dhe jashtë e mbyllur në një qese plastike.
Pakoja ishte fshehur në ndarjen e motorit dhe ishte mbushur me një substancë xhelatinoze, e ngjashme me pastë e dhëmbëve.
Zakonisht kjo mënyrë përdoret për t’i shpëtuar qenve nuhatës të antidrogës.
Shqiptari është dërguar në burgun e Potenzas dhe po mbahet nën arrest.