Connect with us

Reshje të “frikshme” sot dhe nesër, meteorologët japin paralajmërimin

Lajme

Reshje të “frikshme” sot dhe nesër, meteorologët japin paralajmërimin

Reshjet e shiut të javës së kaluar dhe përmbytjet rrezikojnë të rikthehen sërish që prej pasdites së sotme.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron që do të ketë reshje të tjera, gjatë gjithë ditës së sotme dhe të nesërme.

Sipas njoftimit të IGJEUM, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihen nga reshjet e mëdha, por në pjesën veriore dhe atë jugore, reshjet do të jenë shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

PARASHIKIMI

Reshjet

Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 °C / 16 °C

në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C

në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

Era

Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top