Shëndetësi
Pse nuk duhet kurrë të shtoni vaj tek uji i makaronave
Kur jeni të uritur dhe nuk keni shumë kohë për të përgatitur diçka për të ngrënë, makaronat nuk janë asnjëherë nje zgjedhje e gabuar. Nuk duhet të jeni domosdoshmërisht një shef kuzhine për të bashkuar makaronat me salcën e tyre përkatëse. Ndërkohë që shkenca rekomandon t’i hidhni kripë ujit para se të vlojë, duhet të mendoheni 2 herë para se t’i hidhni vaj ujit në tenxhere.
Shumica e shefave veteranë të kuzhinës i hedhin vaj ujit të makaronave me qëllim që të mos ngjiten. Por kjo mund të shkoj shumë keq. Ja pse: Falë rregullave bazike të kimisë, vaji nuk përzihet mirë me ujin. Si rezultat i kësaj shumë pak ose aspak vaj do arrijë të depërtojë tek makaronat ndërkohë që uji po zihet. Është më e sigurt që vaji të ngjitet tek makaronat pasi