Connect with us

Si i dha fund jetës me acid 47 vjeçarja në Gjilan. Bashkëshorti i së ndjerës flet për Express

Lajme

Si i dha fund jetës me acid 47 vjeçarja në Gjilan. Bashkëshorti i së ndjerës flet për Express

Në qershor të këtij viti, Xhylsime Maliqi, nga qyteti i Gjilanit, kishte mbushur 47 vjet. Por vetëm gjashtë muaj pas, ajo ia mori jetën vetes, duke pirë acid në vendin e saj të punës. Para tri viteve ajo u martua dhe nuk kishte fëmijë. Bashkëshorti i saj për Express ka rrëfyer momentin kur e ka gjetur gruan e tij në gjendje shoku në dyqanin e rrobaqepësisë pas pirjes së medikamenteve dhe acidit.

Mëngjesi i së mërkurës ka qenë i kobshëm për 47-vjeçaren nga qyteti i Gjilanit, Xhylsime Maliqi. Ajo ia mori jetën vetes, duke pirë medikamente mjekësore dhe acid në vendin ku ajo punonte si rrobaqepëse, vite me radhë. Gazeta Express, të mërkurën, ka qëndruar te familja e së ndjerës. Bashkëshorti i saj, Ramadan Dalipi, 54 vjeç, e ka përshkruar momentin kur e ka gjetur në gjendje shoku gruan e tij pas pirjes së medikamenteve.

Thotë se dje në mëngjes e kishte dërguar Xhylsimen në dyqanin e rrobaqepësisë ku ajo punonte, dhe se nuk kishte vërejtur ndonjë ndryshim të gjendjes emocionale apo psikike të saj, andaj se ende nuk i di motivet  pse ajo vendosi t’ia marrë vetes jetën.

“Një ditë më parë jemi zgjuar në mëngjes, si çdo ditë tjetër, e kam dërguar për në punë, ajo punonte si rrobaqepëse. Nuk kam vërejt se ka ndonjë problem qoftë emocional apo tjetër. Nuk ka tregu ndonjë shenjë që është keq”, thotë ai.

Tutje burri i 47-vjeçares, i cili është me profesion taksist, deklaron se vetëm pas disa orëve është njoftuar nga ana e kolegeve të gruas së tij se ajo gjendet e shtrirë në dyqan. “Pas disa orëve kanë ardhë dhe më kanë thirrë e më kanë thënë se e kanë gjetë të shtrirë”, thotë 54-vjeçari.

Menjëherë pas pirjes së medikamenteve, 47-vjeçarja nga Gjilani është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare për intervenim mjekësor. Por ajo nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në orët e para të pasdites së djeshme.

Kështu kanë deklaruar për Express zyrtarë nga zyra për Informim në QKUK.

“Pavarësisht intervenimit të ekipit mjekësor, pacientja në fjalë ka ndërruar jetë në orës 12:35 të së mërkurës”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Por bashkëshorti i së ndjerës ka rrëfyer se gruaja e tij tash e disa vite ka qenë duke përdorur disa barna qetësuese, për shkak të gjendjes së saj psikike. Thotë se kanë qenë vetëm qetësues dhe se ajo asnjëherë nuk ka qenë e dhunshme.

“Ajo qe dy vjet ka qenë duke i përdorur disa barna si qetësues, por që këto tri vjet martesë sa i kemi pasë, nuk ka shfaqë ndonjë shenjë që është keq”. Por, gjendja e saj emocionale u përkeqësua pasi që burri i saj, Ramadan Dalipi, para disa kohëve e kishte pasur një intervenim kirurgjik në këmbë. Ai për Express thotë se pas atij intervenimi gruaja e tij tashmë e ndjerë kishte filluar që të ndihej keq emocionalisht.

“Unë kohë më parë e kam pas një intervenim shëndetësor në këmbë. E që nga ajo kohë ajo ka nisë të ndihet keq”, ka rrëfyer me lot në sy 54-vjeçari.

Ai thotë se pavarësisht se gruaja e tij e ndjerë ka qenë duke përdorur ilaçe qetësuese, ata kanë pasur jetë të lumtur bashkëshortore. Thotë se asnjëherë nuk ka pasë ndonjë konflikt as me gruan e tij e as me familjen e saj.

E si grua e qetë dhe punëtore e ndjera përshkruhet edhe nga familjarët e saj. Ata kanë hapur të pame, ndërkohë që trupi i pajetë i 47-vjeçares nga Gjilani është varrosur pasditen e sotme në varrezat e fshatit Kosaqë.

Ky rast nga ana e Policisë së Kosovës po cilësohet si vdekje e dyshuar. Kështu thuhet në raportin policor. “Raportohet se viktima femër K/Shqiptare ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë, pasi që e njëjta dyshohet se ka pirë acid. Rasti është duke u hetuar

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top