Shëndetësi
Si të përgatisni brumë perfekt petullash (dhe pa shkaktuar rrëmujë në kuzhinë)
Mund të ishte e pavend pyetja se: A i pëlqeni petullat? Kjo, sepse me siguri që përgjigjja do të ishte po. Por, përveç dëshirës për të ngrënë këtë ushqim të shijshëm, askush nuk e merr gucimim të lajë një grumbull enë që bëhen gjatë përgatitjes së brumit të tyre.
Por, që t’i përgatisni ato gjihmonë me dëshirë dhe pa bërë rrëmijë në kuzhinë, ju sugjerojmë një truk të thjeshtë, një metodë e cila do t’iu kursejë larjen e enëve.
E thjeshtë, e lehtë dhe për më tepër zbavitëse. Për këtë ju nevojitet vetëm një shishe.
Për përgatitjen e brumit ju duhen:
Përbërësit:
2 vezë, 10 lugë gjelle miell, 3 lugë gjelle sheqer, 1/2 lugë çaji kripë, 3 lugë gjelle vaj
600 ml qumësht, 1 shishe bosh
Përgatitja:
Vendosni hinkë (ose gyp) në shishe dhe hidhni fillimisht miellin, sheqerin dhe më pas kripën. Pastaj shtoni vezët, vajin dhe qumështin.
Pra, fillimisht shtoni përbërësit e thatë dhe më pas ato të lëngshëm.
Mbylleni shishen dhe tundeni mirë deri sa të merrni një përzierje homogjene.
Merrni një tigan dhe shtoni pak vaj në të. Vendoseni në zjarr dhe hidhni në të nga brumi i petullave.
Skuqni aq sa petulla të dëshironi sepse ju mund ta ruani brumin që ju mbetet në frigorifer, për ta përdorur të nesërmen në mëngjes. Thjesht shtoni pak ujë ose qumësht për të holluar brumin.