Shëndetësi
Qofte me djathë dhe patate
Qoftet janë një ushqim shumë i shijshëm dhe i lehtë.
Receta e sotme e përgatitjes së qofteve me djathë dhe patate është shumë e thjeshtë, pak përbërës dhe shumë shije…
Përbërësit:
4 patate
½ filxhani çaji gjalpë
1 filxhan çaji djathë të freskët të grirë
2 vezë
¼ filxhan çaji qepë e grirë
1 lugë kafeje qepë
1 lugë kafeje rigon
½ lugë kafeje piper
Përgatitja:
Fillimisht pastroni patatet dhe vendosini të ziejnë. Pasi patatet të kenë zierë qërojini dhe grijini në një mikser derisa të bëhen pure.
Në një tas shtoni patatet e grira, gjalpin, djathin e grirë, vezët, qepën e grirë, rigonin dhe piperin.
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një brumë i ngurtë. Në një tigan me vaj shtoni qoftet e përgatitura nga brumi.
Skuqini mirë nga të dyja anët. Ju bëftë mirë!