Connect with us

Sallata më e dashur nga ju për festat e fundvitit: Sallata ruse!

Shëndetësi

Sallata më e dashur nga ju për festat e fundvitit: Sallata ruse!

Sallata më e dashur nga ju për festat e fundvitit: Sallata ruse! Ja çfarë duhet të dini për të

Çfarë është sallata ruse?

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. Një sallatë tipike ruse përmban përmban patate, bizele, karota, ullinj dhe mustardë. Ndërsa nëpër restorante kjo sallatë njeh më tepër përbërës: nuk mungon salsiçja, mishi i pulës etj.

Prejardhja 

Sallata e famshme ruse është krijuar për herë të parë në vitin 1860, kur belgu Lucien Olivier, një shef kuzhine, e përgatiti variantin origjinal në një restorant luksoz në Moskë. Që nga ajo periudhë, kjo sallatë është bërë tepër e famshme kudo nëpër botë, jo vetëm për shijen që ofron por edhe për përgatitjen e thjeshtë që kërkon.

Fillimisht kjo sallatë u njoh me emrin Olivier për shkak të mbiemrit të shpikësit. Por ajo që ende sot nuk dihet mirë, është pikërisht salca që ai e krijonte në fshehtësi. Ishte një salcë krejt ndryshe nga majoneza që sot përdoret gjerësisht. Receta e saj ngelet ende e panjohur, edhe pse një ndihmës i Olivierit tentoi ta vidhte asokohe. Prandaj besohet se shija e sallatës së sotme ruse, nuk është kurrë ajo e sallatës së Olivierit.

Gjithsesi, kjo histori nuk e pengoi aspak këtë kombinim dimëror, që shumë shpejt të bëhej i famshëm. Botimi i recetës së sallatës në disa media, bëri që njerëzit të nisnin ta përgatisnin menjëherë në shtëpitë e tyre.

Ku përdoret? 

Sallata ruse përdoret më së shumti në Bullgari, Serbi, Greqi, në vendet e tjera të Europës Lindore dhe në shumë shtete është një pjatë e rëndësishme për festat e fundvitit. Edhe në Shqipëri, në darkën e ndërrimit të viteve, kjo sallatë po zë gjithnjë e më tepër hapësirë. Në vendin tonë kjo sallatë ka hyrë gjatë kohës së marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Nga viti në vit, kjo sallatë është bërë e njohur, aq sa sot nuk konsumohet vetëm në raste festash, por edhe në ditë të zakonshme.

Receta shqiptare” është përshtatur me kushtet ekonomike, pasi shumë nga përbërësit e sallatës që kanë qenë të shtrenjtë janë hequr fare ose janë zëvendësuar me përbërës të lirë. Amvisat shqiptare përdorin më së shumti fasule pllaqi, bizele, karota, patate apo tranguj turshi në përgatitjen e kësaj sallate. Sallata ruse, an’ e mbanë botës njihet me emra të shumtë, megjithatë, është më i rëndësishëm fakti që kjo sallatë po bëhet popullore gjithnjë e më tepër.

Kostoja e sallatës 

Sallata ruse më tepër sesa çmimi, ju harxhon disi kohën për shkak se çdo perime (karotat, bizelet, fasulet) duhen zier më parë.

Sasia e sallatës, varet nga preferencat tuaja dhe numri i anëtarëve në shtëpi. Rekomandohet mos ta teproni me konsumimin e kësaj sallate, pasi sasia e lartë e yndyrnave mund t’ju shtojë disa kile më tepër.

Ku gjendet? 

Nëse doni ta përgatisni nga duart tuaja, elementet e sallatës ruse gjenden kudo. Nëse doni të kurseni kohë dhe ta blini atë të gatshme, atëherë drejtojuni supermarketeve të mëdha. Aty do ta gjeni të madhësive të ndryshme. Për të shmangur pakënaqsitë, mos harroni ti hidhni një sy datës së prodhimit dhe asaj së skadencës.

Një recetë për përgatitjen e saj:

Përbërësit

700 gr patate (mesatare)

200 gr karotë

100 gr bizele (të ngrira, të cilësisë së mirë)

1 tufë majdanoz (e grirë hollë)

1 vezë (e zier, e grirë hollë)

10 ullinj (pa bërthamë, te grirë hollë)

1 kastravec (i prerë në copa të vogla)

lëngu i 1 limoni

kripë (aq sa duhet)

Përgatitja 

Presim patatet në 10-12 copa dhe i ziejmё nё ujё me kripë derisa tё bёhen. Ziejmё karotat nё ujё me kripё, derisa tё jenё “al dente”. I nxjerrim nga uji dhe i presim nё kubikё tё vegjёl. Ziejmё bizelet nё ujin e karotave pёr jo mё shumё se 5 minuta.

Shtojmë  tё gjithë përbërësit e sallatёs nё njё tas tё pёrshtatshёm dhe i pёrziejmё me kujdes. Shtoni ullinjtë, kastravecin turishi, vezën e prerë në pjesë të vogla. majdanozin, kripën, lëngun e limonit dhe 4 lugë gjelle majonezë. Trazojini mirë dhe e lini për 30 minuta në frigorifer të ftohet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top