Shëndetësi
Mosmbajtja e urinës lidhet me këto probleme shëndetësore
Inkontinenca e urines ose humbja e kontrollit te vezikes per te mbajtur urinen, eshte nje problem shqetesues dhe i shpeshte.
Shkaqet e inkotinences jane te ndryshme ne mosha te ndryshme, ne meshkuj dhe femra. Ne femijeri, kontrolli i vezikes urinare zhvillohet me heret te vajzat se te djemte dhe njomja e dyshekut eshte me e zakonshme te djemte se te vajzat.
Megjithate ne moshat e rritura , femrat jane me te predispozuara se meshkujt per zhvillimin e inkontinences urinare per arsye te differencave anatomike ne regionin e legenit si dhe ndryshimet qe ndodhin nga shtatzania dhe lindja. Sidoqofte shume burra vuajne nga inkontinenca. Me kalimin e moshes ajo shtohet, por nuk eshte pjese e paevitushme e plakjes, transmeton Living.al.
Shkaqet
Inkontinenca urinare nuk eshte nje semundje, por nje simptome. Ajo mund te shkaktoje probleme mjeksore apo fizike te padukshme. Konsultimi me mjekun mund te zbuloje cfare fshihet pas inkontinences.
Inkontinenca urinare e perkoheshme
Disa pije, ushqime dhe medikamente mund te veprojne si diuretike (shkarkues te ujit), duke stimuluar veziken dhe duke shtuar volumin e urines. Keto jane:
Alkoli, kafeina, çaji, pijet e gazuara, sheqeri artificial, shurupi i misrit, ushqimet pikante si dhe ato acidike, medikamentet pwr swmundjet e zemres, tensionit apo relkasuesit e muskujve si dhe dozat e larta tw vitaminws B dhe C.
Incontinenca e urines mund te shkaktohet gjithashtu edhe nga semundje qe mjekohen lehte si:
• Infeksione te traktit urinar. Infeksionet mund te irritojne veziken duke shkaktuar nje ndjenje te forte, urgjente, urinimi dhe nganjehere inkontinence. Shenja te tjera te infeksionit te traktit urinar jane: djegie gjate urinimit dhe urine me ere te rende.
• Kapslleku (konstipacioni). Rektumi eshte i vendosur prane vezikes dhe shume nga nervat e tij jane te perbashket per te dy organet. Nevoja (fece) e forte dhe kompakte qe gjendet ne rektum, ngacmon keto nerva, i ben ato teper aktive si rezultat shton frekuencen e urinimit.
Inkontinenca urinare mund te jete gjithashtu e vazhdushme, e shkaktuar nga probleme fizike, ose ndryshime te tjera, si:
• Shtatzania.
• Procesi i lindjes.
• Ndryshimet e moshes.
• Menopauza.
• Histerektomia (Heqja e mitres).
• Prostata e zmadhuar.
• Kanceri i prostates
• Cregullimet neurologjike. Skleroza multiple, semundja e Parkinsonit, goditja cerebrale, tumori ne tru ose nje demtim i palces se kurizit mund te crregullojne kalimin e sinjaleve te nervat qe kontrollojne veziken duke shkaktuar incontinence urinare.