Lajme
A do të bjerë borë më 31 Dhjetor? Sinoptikanët befasojnë me përgjigjen
Sinoptikanët parashikojnë rënie ekstreme të temperaturave, të cilat mund të na shoqërojnë deri në mbyllje të vitit.
Sinoptikanja Tanja Porja tha se nisur nga temperaturat e ulëta, reshjet e dëborës mund të jenë prezente edhe në natën e ndërrimit të viteve.
Porja tha për tvKlan:
Në vijim, e marta, e mërkura, e enjtja, pritet që të jenë me temperatura tipike të dimrit në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet do të sjellin temperatura shumë më të ftohta. Temperaturat edhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë edhe -1 e -2, ndërkohë që në zonat malore presim temperatura edhe në – 6 apo -7 Gradë Celsius/ Zonat qendrore dhe jugore mbeten me vranësira dhe reshje, rrebeshe të shkurtra, të herë pas hershme gjatë ditës së sotme, por edhe pjesën e parë të së hënës. Një kthjellim total i territorit shqiptar pritet ditën e martë dhe në vijim deri të premten të paktën, parashikoj që moti të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë.”