Shëndetësi
Kek me xhinxher dhe mjaltë
Një alternativë e shijshme dhe aromatike për të gjithë ata që pëlqejnë xhinxherin. Është pa sherbet, por ngjason pak me shëndetlinë.
Receta origjinale është e një shefi pastiçerie amerikan, David Lebovitz. Ka një modifikim tek përbërësit, është eksperimentuar me mjaltë në vend të melasës, megjithatë mund ta gjeni
Përbërësit:
(tepsi rrethore alumini me diametër 23-25 cm):
· Rreth 100 gr (ose 4-5 lugë gjelle) xhinxher i freskët i grirë hollë në rende,
· 1 filxhan çaji mjaltë,
· gjysmë filxhan çaji sheqer ,
· 2 e gjysmë filxhanë çaji miell për çdo përdorim,
· 1 filxhan çaji vaj luledielli ose misri,
· 1 e gjysmë lugë çaji sodë buke,
· 1 lugë çaji kanellë e bluar,
· gjysmë luge çaji karafil i bluar,
· gjysmë luge piper i zi i bluar,
· 1 filxhan çaji ujë,
· 2 vezë.
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180 gradë.
Pastrojmë xhinxherin nga lëkura me thikë ose me një lugë dhe e grijmë hollë në rende duke patur kujdes të heqim pjesët e fijëzuara. Përziejmë mjaltin, sheqerin, dhe vajin në një tas. Në një tas tjetër përziejmë miellin, kanellën, karafilin dhe piperin e zi.
E ziejmë ujin dhe pastaj e shtojmë ashtu të nxehtë bashkë me sodën e bukës dhe xhinxherin tek përzierja me mjaltë. I përziejmë mirë sa të tretet mjalti.
Shtojmë përbërësit e thatë pak nga pak dhe në fund shtojmë dhe dy vezët. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë me një mikser dore ose me një rrahëse vezësh. Brumi del mjaft i lëngshëm.
E mbulojmë tepsinë me letër furre dhe e hedhim mbrumin në tepsi. Keku piqet për 50 minuta deri në 1 orë, deri sa kur ta shpojmë me një kruajtëse dhëmbësh ajo të dalë e thatë nga keku. E lemë të ftohet për rreth 20 minuta në tepsi dhe më pas është gati për t’u shërbyer.
me pak përpjekje edhe në tregun tonë.