Connect with us

Pse duhet ta lini një qepë të qëruar në dhomë?

Shëndetësi

Pse duhet ta lini një qepë të qëruar në dhomë?

Qepa është një ndër perimet me veti të shumta shëndetësore prandaj është e rëndësishme që ju ta përdorni sa më shumë atë. Ndoshta keni ditur shumë informacione në lidhje me të mirat shëndetësore të saj por nuk e keni ditur se ta vendosni një qepë të qëruar në dhomën ku rrini ju mund të përfitoni shumë gjatë këtij dimri?

Qepa e freskët dhe e papërpunuar ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Ajo ndryshe quhet edhe “trëndafili kundërmues”, për shkak të aromës që ka.

Qepa është përdorur shumë gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike për t’i shëruar plagët, dhe vazhdon të përdoret edhe sot në shumë shtëpi.

Në mënyrë që të mos sëmureni këtë dimër, ju duhet ta vendosni një qepë të qëruar në ambientin e dhomës, diku mbi kuzhinë apo frigorifer, për shkak se qepa është në gjendje që t’i thithë të gjitha bakteret që sillen në dhomën tuaj dhe që mund t’ju shkaktojnë grip dhe ftohje gjatë kësaj stine.

Kështu, për të qëndruar të shëndetshëm dhe pa grip këtë dimër, qërojeni një qepë dhe vendoseni diku në dhomë dhe bakteret do të “ngjiten” në të dhe jo në ju. Qepën mbajeni 24 orë dhe më pas hidheni!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top