Lajme
Momentet e fundit të jetës së motoçiklistit shqiptar: Ambulanca nuk vinte, pinte gjakun që ia ndalte frymën! (Video)
Një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas dëshmitarëve në ngjarje, për rastin janë njoftuar menjëherë Policia dhe Ambulanca. Por, Ambulanca u vonua rreth 50 minuta, vonesë kjo që ndikoi në dhënien me vonesë të ndihmës së parë.
Njëri prej qytetarëve tregon edhe momentet e fundit të jetës së aksidentuarit, të cilat i ka xhiruar në një fragment edhe me celularin e tij.
“Këtu jemi në Laprakë. Ky person është rrëzuar nga motori. Nuk ka asnjë kontakt me njeri tjetër. Është rrëzuar vetë. Ky person ka më shumë se 30 minuta që është i shtrirë në tokë dhe Ambulanca është njoftuar qëkur ai është rrëzuar. Erdhi Policia dhe ai e mori për herë të dytë ambulancën dhe mbas 20 minutash erdhi ambulanca. Njeriu ka ndenjur i shtrirë në tokë 50 minuta. E shikoni ç’bëhet në mes të Tiranës? Mos të vijë Ambulanca. Ai nuk lëvizte fare dhe gjaku ishte duke e mbytur. Ai pinte gjakun që ia merrte frymën.”, thotë qytetari, raporton JOQ.