Lajme
42 mijë euro në muaj, ky është njeriu më i paguar në Shqipëri
Pagesat e punonjësve në çdo dikaster mund të jenë të larta, por nuk i kalojnë 15 mijë euro në muaj, ndërsa në futboll pagesa maksimale mund të arrijë 10 mijë euro në muaj.
Por a e dini kush është njeriu më i paguar në Shqipëri? Ai ka të bëjë me futbollin dhe është pikërisht trajneri i kombëtares Gianni de Biasi. Ky i fundit ka katër vite që punon në Shqipëri, ndërsa pagesa e tij është jo pak por plot 42 mijë euro.
Një shifër marramendëse që çdokush do e kishte zili.
Faksimile e pasaportës së trajnerit të kombëtares, Gianni De Biasi