Connect with us

Nëna shqiptare 36-vjeçare: Si u shërova nga kanceri |VIDEO

Shëndetësi

Nëna shqiptare 36-vjeçare: Si u shërova nga kanceri |VIDEO

“E nisja gjithe diten duke thene se vdiqa, u lodha, fëmijët këtej, bashkëshorti nga ana tjetër, punët e shtëpisë, profesioni im…oh si nuk më bie një kancer dhe të shlodhem‘’.

Dhe pa e kuptuar që nga këto ankesat e përditshme të një gruaje, ajo e fundit më mbërtheu vërtetë”-kështu e fillon rrëfimin në librin e saj ‘Fuqia e Mendimeve”  nga shtepia botuese Living, Burbuqe Raufi, e diagnostikuar me tumor në veshkën e majtë në moshën 36-vjeçare.

Në një intervistë në emisionin “Oktapod” përballë moderatorit Turjan Hyska, ajo rrëfen:-“Kam qënë natyrë pesimiste, isha e pakënaqur me gjithçka, kërkoja perfeksionin edhe aty ku nuk ishte. e siç duket isha unë që po e kërkoja vdekjen me qiri.

Nuk e dija vlerën e jetës derisa pyeta mjekun se edhe sa ditë jetë kam. Vetëm aty kuptova se sa rëndësi kishte koha”.

Në 24 prill 2012, pikërisht në ditën e lindjes së djalit të saj të madh, ajo merr vesh lajmin e hidhur që kishte prekur veshkën e saj. “Ti shkon të vizitohesh në shumë mjekë dhe shumë klinika vetëm e vetëm për të dëgjuar dikë që të thotë se e kemi ne gabim, ti nuk je e sëmurë”-shton mes lotësh Burbuqja.

Në librin e saj ajo tregon sesi i ka ndryshuar jeta nëpërmjet librit të autores amerikane Louise Hay dhe se çfarë fuqie kanë mendimet. Ajo filloi ti fliste vetes çdo ditë përballë pasqyrës se nuk ishte sëmurë, se ishte e lumtur me veten dhe familjen e saj, duke e mbushur mendjen vetëm me mendime pozitive.

Dhe kështu kaluan dy vite pa e kuptuar fare.

Në vizitën e saj të radhës mjekët i thonë se tumori 4-centimetërsh nuk ishte më i tillë, por ishte shndërruar në tre gjendra të vogla 1-centimetërshe të padëmshme tashme.

“Dhe duket si histori filmash por ja se çfarë fuqie kanë mendimet. Ato mund të shkatërrojnë sëmundje, të bëjnë të rilindësh, të kesh një jetë të dytë ndryshe nga e para”-e mbyll rrëfimin Burbuqja.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top